Serbisë i del flaka, Kosova në Beograd, çfarë i thotë Evropa

Hendboll

Serbisë i del flaka, Kosova në Beograd, çfarë i thotë Evropa

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2018 Në ora: 17:33
Kosova në Beograd

Serbisë i del “flaka”, nuk mund ta besoj as vet se çfarë po ngjan në Beograd! Kombëtarja e Kosovës U-20 në hendboll (femrat) ka arritur në kryeqytetin e Serbisë dhe është vendosur në hotel, ndërsa Serbia shpërthen nga mllefi i vendimit që vjen institucioni më i lart evropian i hendbollit, EHF. Ndeshjet do të luhen pa shikues e pa praninë e mediave.

“Federatës së Hendbollit të Serbisë iu është ardhur vendimi nga EHF se turneu kualifikues për Kupën e Botës do të luhet në Kovilovo, pa spektatorë dhe mediat, duke përfshirë edhe ndeshjen Serbia kundër Kosovës. Federata Evropiane e Hendbollit ka dërguar një dokument të organizatorit të turneut, Federatës Serbe dhe të gjithë pjesëmarrësve, me udhëzime të qarta dhe të rrepta, që kjo ngjarje të kalon në frymën sportive. Duke marrë parasysh situatën e sigurisë, dhe publicitetin e përgjithshëm që shkon përtej sportit, Federatës Evropiane të Hendbollit iu dorëzua vendimi i Federatës së Hendbollit të Serbisë se turneu do të luhet në Kovilovo pa praninë e spektatorëve dhe përfaqësuesve të mediave”, thuhet në deklaratë nga Federata Serbe.

“Hyrja në kompleksin sportiv Kovilovo do të lejohet vetëm për anëtarët zyrtar të federatave, përfaqësuesve të RSS dhe personave përgjegjës për organizimin e turneut të kualifikimit. Federata e Hendbollit e Serbisë e kupton emocionin në publik kur është fjala (sipas shovenistëve) për krahinën jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë. Nga ana tjetër, si një organizatë që ne besojmë se kemi bërë më shumë në rrethana jashtëzakonisht të vështira, për të ruajtur të ardhmen e sportit tonë, parandalimin dënimet drakoniane dhe një pezullim shumëvjeçar të ekipeve tona kombëtare në skenën ndërkombëtare. Me dëshirën që çdo gjë shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, Federata Serbe të Hendbollit, EHF do të veprojë sipas vendimit, dhe në bashkëpunim me autoritetet shtetërore”, përfundon deklarata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat