Trepça është e para në Superligën B

Hendboll

Trepça është e para në Superligën B

Më: 26 mars 2018 Në ora: 10:23
Pamje nga ndeshja

Trepçës i ka takuar ndeshja e fundit e javës në Superligën e Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 20-të në Superligën B, Trepça në palestrën “Minatori” në Mitrovicë fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:29. Trepça është e para në Superligën B me 19 pikë, gjashtë më shumë se Vushtrria që është e dyta.
B. Shala shënoi tetë herë për vendasit, kurse I. Nuhi shtatë herë. Te Vushtrria u dallua R. Shabani me nëntë gola.
Ndeshja tjetër e javës së 20-të në Superligën B u luajt të shtunën. Llapi e mposhti Samadrexhën me 34:25. Të shtunën u luajtën edhe tri takimet e javës së 21-të në Superligën A. Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit, Besa FamGas ndaj Kastriotit dhe Drita ndaj Zhegrës.

Trepça – Vushtrria 33:29 (20:16)

Trepça: Terziqi, Tahiri, Mziu 4, Pllana 4, B. Shala 8, Nuhi 7, Sejdiu 3, Voca, Zhuri 4, A. Shala 3
Vushtrria: Buqinca, Llapashtica, Mehmeti 3, Karaqa 3, Musa 6, Ademi 5, Shabani 9, A. Karaqa 1, Krasniqi 2, Hyseni, Meholli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat