Bukurinë dhe talentin ia fali Zoti, shqiptarja që po bën bum në botë

Hendboll

Bukurinë dhe talentin ia fali Zoti, shqiptarja që po bën bum në botë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2018 Në ora: 12:27
Dijana Ujkiç

E bukur po, lojtare e madhe po, e thjeshtë po, e ndjek modën sipas kohës, e përgatitur po, me pamje sikurse spanjolle, kështu e thërrasin shoqet.

Kjo është shqiptarja nga Malësia e Malit të Zi, Dijana Ujkiç, anëtare e kampionit malazez, Buduçnostit nga Podgorica dhe e kombëtares së Malit të Zi.  Dijana në formë si asnjëherë me parë dhe me ekipin e saj synojnë fitore.  Bukurinë dhe talentin për hendboll ia fali Zoti, tani ajo kërkon gjithnjë e më shumë në aspektin sportiv, titullin e Evropës.

Image

Shqiptarja që po bën bum në hendbollin botëror. Hendbollistja më e mirë shqiptare, e pret supersfidën e madhe pikërisht me 7 prill, në kuadër të çerekfinales së Champions League, ku në palestrën “Moraça” në Podgoricë, Buduçnosti takohet me kampionen në fuqi të Evropës. Kjo është ndeshja e parë dhe luhet në orën 19.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat