Gara e fortë për titull në Superligën e Kosovës

Hendboll

Gara e fortë për titull në Superligën e Kosovës

Më: 6 prill 2018 Në ora: 19:14
Pamje nga një ndeshje

Gara e fortë për titull në Superligën e Kosovës në hendboll për femra po futet në fazën finale. Pas 14 xhirove të stinorit të rregullt, Superliga e femrave ndahet në Superligën A dhe në Superligën B. Në Superligën A katër skuadrat e para luftojnë për titull ndërsa në Superligën B luajnë katër skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës, nga vendi i pestë deri në të tetin. Në Superligën A luhen edhe gjashtë xhiro dhe secila ndeshje pritet të jetë e fortë dhe me peshë. Skuadrat i bartin pikët nga pjesa e rregullt e kampionatit.

Në Superligën A, në kuadër të javës së 15-të janë ndeshjet Vushtrria – Prishtina dhe Istogu – Shqiponja. Ndeshja e parë luhet të shtunën (nesër) nga ora 19:00 në Vushtrri kurse Istogu e Shqiponja luajnë të dielen nga ora 13:00.

Në tabelë e para është Vushtrria me 24 pikë. Istogu është i dyti me 23 pikë, Shqiponja e treta me 22 dhe Prishtina e katërta me 19.

Në Superligën B, poashtu në javën e 15-të, janë ndeshjet Kastrioti – Vëllaznimi (e shtunë, 15:00) dhe Drita – Samadrexha (e diel, 12:30).

Luhet edhe java e 14-të në Ligën e parë të femrave. Të shtunën është ndeshja KEK-u – Jusuf Gërvalla, që nis në ora 11:00, ndërsa të dielen janë këto ndeshje: Vjosa – Deçani (13:00), Llapusha – Dukagjini (11:00), Trepça – CLICK (12:00). Ulpiana – Prizreni është ndeshje tjetër e kësaj jave e cila do te zhvillohet më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat