Trajnerët do ta zgjedhin kryetarin e ri

Hendboll

Trajnerët do ta zgjedhin kryetarin e ri

Më: 8 prill 2018 Në ora: 12:40
Logo e FHK-së

Të hënën prej orës 11:00 në sallën e konferencave në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, do të mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.
Të drejtë pjesëmarrje në Kuvendin zgjedhor kanë nga tre delegatë të autorizuar të klubeve të Superligës së meshkujve, nga dy të Superligës së femrave dhe nga një delegate i klubeve të Ligës së Parë të meshkujve dhe femrave.

Delegatët duhet të jenë të anëtarësuar dhe licencuar në Shoqatë, ka njoftuar kryetari aktual i saj, Leonard Cula. Klubet e ligës së parë të meshkujve e fitojnë të drejtën edhe në një delegat, nëse i kanë në gara ekipin e juniorëve apo kadetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat