Dijana me ekipin e saj humbën çerekfinalen e parë në Champions

Hendboll

Dijana me ekipin e saj humbën çerekfinalen e parë në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2018 Në ora: 14:55
Dijana Ujkiç

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, me kampionin e Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica, pësuan humbje me 26:20 (12:9) nga kampionia në fuqi e Evropës, Gyor, në takimin e parë të çerekfinales së Champions League, e cila u zhvillua në ‘Moraça’ të Podgoricës. Dijana me shoqe u angazhuan maksimalisht, por assesi që të ngushtojnë humbjen.

Dijana shënoi një gol dhe me ekipin e saj tani i pret supersfidë në takimin e kthimit në Hungari.  Gorbicz e Taleska ishin me efikaset te Gyor, gjithsej me 8 gola dhe Raiçeviç me 9 sosh te Buduçnosti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat