Votojeni shqiptaren për lojtaren më të mirë në Europë

Hendboll

Votojeni shqiptaren për lojtaren më të mirë në Europë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:32
Ilustrim

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, anëtare e kampiones së Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica dhe e kombëtares së Malit të Zi, është e nominuar në mesin e pesë hendbollisteve për t'u votuar se cila është më e mira e krahut të djathtë.

Image

Dijana Ujkiç në veprim

Ajo është e nominuar nga faqja e Federatës së Hendbollit Evropian (EHF), ku kanë paraqitur një video se cila prej ka zhvilluar veprimin më të mirë dhe në at mes është edhe shqiptarja Ujkiç.

Të nominuara janë: Luliia Managarova e klubit rus Rostov Don, pastaj Viktoria Lukacs e Ferencvarosh nga Hungaria, Dijana Ujkiç e Buduçnostit, Ayaka Ikehara e Nykøbing Falster nga Danimarka dhe Lydia Jakubisova e Thuringer HC nga Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat