Nuk fitohet vendi i parë me fjalë e lëvdata

Hendboll

Nuk fitohet vendi i parë me fjalë e lëvdata

Nga: Dervish Berisha Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:27
Dervish Berisha

Debate

Edhe kjo sezon po përfundon pa ndonjë risi në hendboll, vetëm duke humbë në kualitet, në teknikë e taktikë.  E di që thonë ose pyesin shumë, pse po ndodhë kjo? Sepse e qartë është, ju çka punoni në hendboll e vlerësoni pjesëmarrjen e jo shumë kualitetin e suksesin. Sepse shihet qartë në ato klube ku punohet ka lëvizje sepse udhëheqin njerëzit e dijes, për shembull Besa FamGas në nivelin vendor dominon e përcjellur nga Prishtina deri diku edhe Kastrioti shihet, pak ndryshime në KHF Shqiponja, për të mirë KHF Kastrioti, por dominon KHF Vushtrria që punohet dhe nuk kopjon, por luan lojën që përcakton dhe teknikën që sjellë rezultat, kurse në rrugë të mirë është Prishtina te femrat, me ekip të re.

Sa i përket KHF Istogu që është një ekip shumë e mirë, me individë të mrekullueshëm por nuk ka kush ta udhëheq dhe dirigjoj që të ketë rezultate sepse hendbolli don dije e punë profesionale e jo fjalë, lëvdata dhe nuk mund të kesh rezultate duke kopjuar sepse një njohës i hendbollit çdo ditë zbulon dhe demonstron diçka te re, jo me bë hop pa e kërcye askund, plus lëvdatat që do të jetë kampione dhe këtu shihet se mungon profesionalizmi dhe është për çdo kritikë që Istogu mos të jetë kampion i Kosovës. Andaj kryesia duhet hetuar këtë mos sukses, ku ka ekipin më të mirë, më të kompletuar në Kosovë dhe mos të jetë kampion,  e çuditshme. Është përgjegjësia e dikujt dhe nuk ka asnjë arsyetim jo kemi luajt pa sallë, jashtë qytetit, s’ka pas rëndësi kjo.

Një njohës i hendbollit pa marrë parasysh ku luan me Istogun çdo herë do të fitonte, jam i bindur dhe i kam përcjell disa ndeshje te Istogut, ku i ka humbur lojët që s’ka pas kush ti udhëheq as t’i dirigjoj drejt fitores, andaj kjo i ka kushtuar shumë KHF Istogut. Prandaj, ky ishte viti ideal të dekorohet me titullin e kampionit sepse viti që vjen do të ketë risi të mëdha dhe do të jetë një rivalitet i madh ndaj gjashtë apo shtatë ekipeve sepse shihet që po bëhen përgatitje për përforcime.

Andaj ju dëshirojmë suksese dhe viti që vjen besoj që do të jam edhe unë pjesë e një ekipi, ku do t’i ndihmoj që të njoh vetëm fitore me lojë të mirë, atraktive, të një modeli europian, me një kulturë të lartë sportive, me një karakter të lartë sportiv, kështu që pas nënshkrimit të ligjit mbi sportin i keni të gjitha rastet t’i gjeni sponzoruesit adekuat, që do ju përkrahin dhe të keni ekipe të mëdha, ku do të jemi të gjithë të kënaqur me lojëra të forta, kualitetin në Kosovë dhe Europë. Për të kërkuar suksese, mobilizohuni e zgjidhni njerëzit që din të punojnë dhe janë profesional.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat