Favoritët vazhdojnë me fitore

Hendboll

Favoritët vazhdojnë me fitore

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:42
Pamje nga një ndeshje

Besa FamGas e Prishtina kanë shënuar fitore të reja në Superligën A të Kosovës në hendboll për meshkuj. Fitore shënoi Drita me rezultat 39:30. Drita është e katërta me 28 pikë, kurse Zhegra e pesta me 19 pikë. 19 pikë i ka edhe Vëllaznimi në vend të gjashtë, përkatësisht të fundit. Vëllaznimi të dielen para shikuesve të vetë në Gjakovë pësoi nga Prishtina me rezultat 45:31. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 22:12 për Prishtinën. B. Sula e L. Fetahu shënuan nga tetë gola për Prishtinën. Te Vëllaznimi më efikasi ishte I. Leka me 11 gola. Prishtina mbetet e dyta me 46 pikë. Në tabelë udhëheq Besa FamGas me 50 pikë. Besa në Pejë e fitoi derbin e xhiros ndaj Kastriotit me rezultat 36:29. Kastrioti është i treti me 30 pikë.
J. Muqolli realizoi tetë herë për Besën, ndërsa E. Gjuka kishte gjashtë gola. K. Syla e Rr. Ramadani kishin nga gjashtë gola për ferizajasit.
Në Superligën B ishte java e fundit, e 24-ta.  Trepça fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 39:28. Ndërkohë Vushtrria nuk udhëtoi për në Podujevë për të luajtur ndaj Llapit. Trepça përfundon e para në Superligën B me 22 pikë. Nga elita largohet i fundit, Llapi, ndërsa Samadrexha si e parafundit luan ndeshjen suplementare me të dytin e Ligës së Parë për një vend në Superligë në edicionin e ardhshëm.

Superliga A
Vëllaznimi – Prishtina 31:45 (12:22)


Vëllaznimi: Luzha, Spahija 4, Lluka 5, Fana, Rexha 2, Mamusha 2, Leka 11, Kusari 7, Hasi, Buza
Prishtina: Esati, Kosteski, Ademi 3, Bajqinovci 3, Krasniqi, Fetahu 8, Gjuka 5, Stoilov, Murtezi 2, Prekazi 3, Visoka 4, Kastrati 5, Sula 8, Zherka 1, Terziqi 3, Gashi

Besa FamGas – Kastrioti 36:29 (17:13)

Besa FamGas: Idrizi 2, Biljaka 2, Gjuka 6, Jupa 1, Dri. Tahirukaj 4, Tetova 2, Megjiq 3, Beqiraj, Dre. Tahirukaj 3, Ramosaj, Kukrika 3, Berisha, Muqolli 8, Tafilaj, D. Idrizi 2
Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli, Syla 6, Salihu 4, A. Dugolli, Rexhepi, Bislimi 5, Shabani 3, Haxhimusa 5, Rr. Ramadani 6, Mustafa

Zhegra – Drita 30:39 (16:21)

Zhegra: A. Agushi, Ad. Isufi 9, E. Isufi, Aliu 9, B. Agushi 2, Idrizi, Ag. Isufi 3, Shaqiri 5, Haziri, F. Isufi 2, L. Haziri
Drita: Sylejmani, Mehmeti 3, Misini 4, Azizi 2, Hurglica 3, Murtezi 4, Er. Huruglicca 7, Veliu 1, Bunjaku, Selmani 15

Superliga B
Trepça – Samadrexha 39:28 (19:15)
Trepça: Terziqi, Tahiri, Mziu 6, Beqiri 5, Pllana 1, A. Shala 4, B. Shala 4, Nuhi, Basholli 14, Zhuri 1, Sejdiu 4
Samadrexha: Sh. Maloku, F. Maloku 1, B. Maloku 3, Jashari 3, S. Maloku 1, Basholli 2, Sadiku 10, A. Maloku 5, Bunjaku 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat