Vajzat e xhelozuan në Kosovë për rrogën më të madhe

Hendboll

Vajzat e xhelozuan në Kosovë për rrogën më të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2018 Në ora: 11:02
Bellma Beba

Sa e sa herë flitet në qytetin e Ferizajt për hendbollisten shqiptare nga Gostivari, Bellma Beba, e cila tash e një kohë vazhdon karrierën e saj në ekipin gjerman, Wurm Mitte. Beba ka qenë lojtarja më e paguar në Kosovë dhe që ka fituar më së shumti, mbase edhe trofe. Ishte yll i ekipit të Kastriotit dhe tani po shkëlqen për Wurm Mitte, e cila skuadër ka siguruar hyrjen në Ligën e Tretë të Gjermanisë.

Beba raportohet se sa ishte në KHF Kastrioti, ka pasur rrogën të mirë. “Bellma sa ishte në ekipin e Kastriotit është xhelozuar shumë edhe nga disa lojtare që luani në atëkohë sepse ajo kishte një rrogë të mirë. Mirëpo, Bellma ka qenë lojtare e mirë dhe ka kërkuar vazhdimisht t’i paguhet mundi”, tregon një burim që ka qenë pjesë e klubit në atëkohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat