Fitore e vështirë e Prishtinës në Ferizaj - Bota Sot
Fitore e vështirë e Prishtinës në Ferizaj

Hendboll

E hënë, 25 qershor 2018

Fitore e vështirë e Prishtinës në Ferizaj

Më: 29 prill 2018 Në ora: 14:09
Pamje nga një ndeshje

Skuadrat mysafire kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 27-të të Superligës A për meshkuj. Derbin e xhiros mes Kastriotit dhe Prishtinës e fitoi skuadra nga kryeqyteti me rezultat 33:31. Pas pjesës së parë epërsia në të mirë të Prishtinës ishte pesë gola, 19:14.
Besa FamGas fitoi bindshëm ndaj Dritës në Gjilan me rezultatin 39:20. Në Gjilan u luajt edhe ndeshja Zhegra – Vëllaznimi që u mbyll me fitoren e gjakovarëve me 38:31.
Besa është e para me 52 pikë. Prishtina renditet e dyta me 48 ndërsa Kastrioi mbanë vendin e tretë me 30 pikë. Drita e vendit të katërt i ka 28 pikë. Këto katër skuadra do të luajnë në plejof. Jashtë plejofit do të mbesin Vëllaznimi që në vendin e pestë i ka 21 pikë dhe Zhegra e vendit të gjashtë. Zhegra i ka 19 pikë.

Superliga A
Kastrioti – Prishtina 31:33 (14:19)


Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli, Syla 1, Salihu 5, A. Dugolli, Rexhepi, Bislimi 6, Shabani 4, Haxhimusa 10, Rr. Ramadani 3, Mustafa 1, D. Ramadani, Rudari 1, Hoxha

Prishtina: Ademi, Krasniqi 1, Bajqinovci, Fetahu 3, Zuka 3, Esati, Stoilov, Murtezi, Prekazi 5, Visoka, Katrati, Syla 6, Zherka 1, Kostevski, Terziqi 14

Drita – Besa FamGas 20:39 (10:18)

Drita: Sylejmani, Misini 1, Huruglica 1, Murtezi 1, Huruglica 2, Veliu 4, Bunjaku 1, Selmani 10, Azizi, Ahmeti
Besa FamGas: D. Tahirukaj 5, Ramosaj, Megjiq 3, Tetova 4, Dr. Tahirukaj 4, Jupa 4, Gjuka, Broqi, Biljaka 3, Curri, J. Muqolli 10, Beqiraj, Idrizi 4, Y. Muqolli 2, Berisha

Zhegra – Vëllaznimi 31:38 (17:16)
Zhegra: A. Agushi 6, A. Isufi 4, Haziri 6, Isufi 3, Shaqiri 1, Idrizi 1, Aliu 10
Vëllaznimi: Luzha, Cula 7, Spahia 3, Lluka 11, Fana 3, Rexha, Mamusha 7, Leka 7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test