Beqiri: Nuk shkojmë në Pejë me flamur të bardhë

Hendboll

Beqiri: Nuk shkojmë në Pejë me flamur të bardhë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2018 Në ora: 15:45
Blerim Beqiri

Blerim Beqiri, trajner i Kastriotit nga Ferizaj, shprehet se është ndeshje e vështirë me kampionin në fuqi dhe liderin e renditjes, Besa Famgas, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja luhet nesër në orën 20.00 në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.  

“Jemi të përgatitur maksimalisht për sfidën me Besën dhe pres që lojtarët e mi të tregojnë karakter dhe të prezantohen siç duhet. Presim një lojë të fortë e burrërore, si dhe të kemi një disiplinë në lojë sepse Besa është një ekip me potencial më të lart se ne.

Mirëpo, nuk do të shkojmë me flamur të bardhë në Pejë, ne do të shkojmë që të tregojmë karakterin tonë sepse ekipi ynë identifikohet për lojë e për disiplinë e për gjithçka. Fatkeqësisht shkojmë pa lojtarin Jeton Bislimin, i cili është i lënduar, për çka është një hendikep i madh, si dhe pa Donat Ramadanin. Uroj të ketë një shfaqje të bukur nga të dyja ekipet sepse ka nevojë hendbolli ynë dhe sportdashësit për një lojë të bukur për sy”, tha Beqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat