Besa në finale - Bota Sot
Besa në finale

Hendboll

E enjte, 19 korrik 2018

Besa në finale

Më: 16 maj 2018 Në ora: 10:38
KH Besa FamGas

Besa FamGas nga Peja është skuadra e parë finaliste e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Kampionia aktuale, Besa, ka kaluar në finale pasi fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 34:13. Ishte kjo ndeshja e dytë gjysmëfinale e plejofit. Të shtunën në Pejë, Besa fitoi me rezultat 40:13. Kështu me dy fitore skuadra e Arben Muqollit siguroi paraqitjen në finale.
Të martën në Gjilan, skuadra pejane ishte bindshëm më e mirë se ajo vendase. Në pjesën e parë lojtarët e Dritës ia dolën të shënojnë vetëm tri gola ndërsa pranuan 13.
Në gjysmëfinalen tjetër takohen Prishtina e Kastrioti. Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në kryeqytet me rezultat 31:24. Ndeshja e dytë luhet të enjten në Ferizaj nga ora 19:00.
Drita – Besa FamGas 13:34 (3:13)
Drita: Sylejmani, Mehmeti, Bunjaku, Veliu 2, Murtezi, Mustafi 2, Selmani 5, Sllamniku 2, Ahmeti, Huruglica, Misini, Mehmeti 2, Huruglica.
Besa FamGas: Tahirukaj 10, Ramosaj 1, Gjuka 3, Tahirukaj 4, Tafilaj 2, J. Muqolli 5, Vokshi 1, Jupa, Beqiraj, Y. Muqolli 4, Idrizi 4, Curri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test