Nis seminari për planin strategjik të Federatës së Hendbollit të Kosovës

Hendboll

Nis seminari për planin strategjik të Federatës së Hendbollit të Kosovës

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:28
Ilustrim

Rë premten (nesër) nis seminari për planin strategjik të Federatës së Hendbollit të Kosovës, përkatësisht për Kornizën për Ciklin Olimpik 2018-2020. Seminari organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, i mbështetur nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Seminari zhvillohet gjatë tri ditëve, përkatësisht deri më 20 maj, kurse janë të parapara 26 orë. Seminari mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë.

Në program janë tema të ndryshme që kanë të bëjnë me punën dhe funksionimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, si një prej federatave kryesore sportive në vend.

Në këtë kurs për administrator të sportit do të marrin pjesë 25 punëtorë të hendbollit.

Lista e pjesëmarrësve është kjo: Izet Gjinovci, Valbona Mehmeti, Muhamet Arifi, Arben Gashi, Tomor Pozhegu, Gabriell Frrokaj, Ekrem Merovci, Fatmire Basholli, Emir Tara, Flora Fejzullahu, Marigona Ukaj, Asllan Voca, Arbër Sylejmani, Flamur Salihu, Vlora Jashari, Shqipe Tahiri, Mustaf Aliu, Arben Karagja, Mehdi Neziri, Deniz Spahija, Ariana Duraku, Ekrem Elshani, Yllka Kupina, Shpresa Ramadani, Shemsa Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat