Në finale dy skuadra që sunduan gjatë tëtë kampionatit

Hendboll

Në finale dy skuadra që sunduan gjatë tëtë kampionatit

Më: 18 maj 2018 Në ora: 10:41
Pamje nga një ndeshje

Prishtina ka kaluar në finale të plejofit të kampionatit të Kosovës në hendboll. Prishtina  fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 35:31 për të siguruar finalen, ku do të përballet me Besa FamGas.

Ishte kjo fitorja e dytë rresht e Prishtinës në gjysmëfinalen e plejofit ndaj Kastriotit. Të shtunën e kaluar në kryeqytet, prishtinasit fituan me rezultat 31:24. Fitorja e së enjtes ishte pak më e ngushtë, por e mjaftueshme për kalim në finale. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:14 në të mirë të Prishtinës.

K. Syla me 10 gola ishte më efikasi te Kastrioti. H. Salihu shënoi shtatë herë. D. Terziqi shënoi 10 gola për Prishtinën kurse shtatë i pati P. Prekazi.

Besa FamGas poashtu pas dy ndeshjeve, në gjysmëfinale eliminoi Dritën. Finalja nis pas një jave, të mërkurën apo të enjten e ardhshme. Ndeshja e parë luhet në Pejë.

Kastrioti – Prishtina 31:35 (14:18)

Kastrioti: Mehmeti, Dugolli Rudari, Haxhimusa 3, Syla 10, Dugolli 1, Salihu 7, Shabani 4, Hoxha 3, Mustafa 3, Rexhepi, Selmani, Bytyqi, Hajdini, Ramadani

Prishtina: Gjuka 4, Visoka, Stoilov 1, Ademi 1, Shahini 2, Terziqi 10, Syla 3, Prekazi 7, Kastrati 2, Kosteski, Bajqinovci 4, Fetahu 1, Murtezi, Gashi, Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat