Babë e nënë krenarë për vajzën e tyre, që iu solli shumë tituj të Kosovës

Hendboll

Babë e nënë krenarë për vajzën e tyre, që iu solli shumë tituj të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:25

Në Kosovë prindërit janë krenarë me vajza e me djemtë e tyre kur bëhen sportistë të dalluar apo kanë pasur një bagazh të pasur sportiv. Të jesh xhudist, xhudiste, futbollist, basketbollist, atlet, hendbollist, skiator, çiklist, boksier, volejbollist etj. është një kënaqësi dhe krenari edhe për vet familjen.

Image

Vlora me nënën e saj

Ish hendbollistes së kombëtares së Kosovës, Vlora Jashari, sot në mënyrë të veçantë ia kremtuan datëlindjen prindërit e saj. Prindërit e Vlorës, Esadi dhe Pranvera, janë krenarë për vajzën e tyre që katër herë me Kastriotin ishin kampione dhe dy herë me Vicianet, plus që luajtën edhe kundër Bayer Leverkusenit në vitin 2006!  

Image

Me familje

Vlora me prindërit e saj festoi 37 vjetorin e lindjes dhe sot është edhe drejtore e klubit Kastrioti nga Ferizaj, me të cilën klub ishin në finalen e Kupës të Kosovës gjatë këtij viti, por humbën nga Istogu me 20:19.

Image

 

Është femra e parë drejtore në Superligën e Kosovës që drejton një klub sportiv dhe siç merret vesh ka plane të mëdha. Është rast i rrallë që babë e nënë që pothuajse shumica e ndeshjeve të Vlorës i ndoqën qoftë në Ferizaj qoftë jashtë qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat