Kur iku nga Kosova, disa thanë se mori fund puna e saj. Sepse disa parashikoni se po i vjen fundi cilësisë së saj. Ëështë fjala për shqiptaren nga Gostivari, hendbollisja Bellma Beba, që nga Kastrioti i Ferizajt shkojë në Prishtinë dhe pastaj në Gjermani, në ekipin HSG Würm-Mitte.
Por Beba sa ishte në Kosovë kudo që veshi fanellën edhe fitonte trofe! Bum në Kosovë, bum në Gjermani dhe vazhdimisht është në vëmendje të dashamirëve të këtij sporti. E para, me HSG Würm-Mitte janë ngritur në Bundesliga III dhe Bellma premton më shumë se 100 përqindshin. Parashikimet e disave nuk dolën të sakta, Bellma ka 28 vjet dhe është në ritmin e lartë. Treguesi më i mirë janë 147 gola të shënuara për 23 ndeshje nga gjithsej 26-të, duke dëshmuar super cilësitë e saja.