Edi Kolgeci, Enis Idrizi dhe Lulzim Abazi do ta ashpërsojnë luftën...

Hendboll

Edi Kolgeci, Enis Idrizi dhe Lulzim Abazi do ta ashpërsojnë luftën...

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2018 Në ora: 13:09
Edi Kolgeci

Kampionati ka përfunduar, Besa FamGas nga Peja mblodhi të gjitha trofetë e mundshme. Klubet janë në pushimet e merituara verore, por disa mendojnë për edicionin e ri përkatësisht se si të përforcohen dhe të jenë në garë për titull dhe për Kupën e Kosovës. Janë tre protagonistë që mund ta ashpërsojnë fortë luftën për titull e për Kupë!

Image

Enis Idrizi me të bardha

Është Edi Kolgeci, kryetar i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt), pastaj Enis Idrizi - drejtor i KH Besa Famgas dhe Lulzim Abazi - kryetar i KH Kastriotit nga Ferizaj. Këta protagonistë pritet të investojnë në klubet e tyre dhe të rrisin edhe më shumë cilësinë sidomos Prishtina, Besa e Kastrioti të jenë në garë shumë të ashpër për titull pa e harruar edhe Vëllaznimin e Gjakovës, që mund të investojë! A do ta kemi një vjeshtë krejt ndryshe, më cilësi më të lartë dhe me rritje të s shikueshmërisë?

Image

Lulzim Abazi

Gjasat janë të mëdha dhe në bazë të zhvillimeve gjithçka do të ndodhë. Edi Kolgeci ka ndërtuar një ekip për lakmi dhe që Besën e mbajti në presion deri në fund, ndërsa Lulzim Abazi ka synim të kthejë shkëlqimin e dikurshëm që kishte Kastrioti, kurse Enis Idrizi nuk e ka mendjen të lëshojë rrugë, të vazhdojë me sukseset e Besës, 14 herë kampionë që nga pavarësimi i hendbollit të Kosovës nga ai serbosllav.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat