Cilët janë trajnerët më të mirë: Faruk Shala, Nexhdet Dobroshi, Lirie Muhaxheri apo Shqipe Tahiri?

Hendboll

Cilët janë trajnerët më të mirë: Faruk Shala, Nexhdet Dobroshi, Lirie Muhaxheri apo Shqipe Tahiri?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2018 Në ora: 15:01
Tahiri e Shala

Opinion

Në konkurrencën e femrave në hendboll, rivaliteti si për titull si për Kupë të Kosovës, ka qenë shumë më i madh se te meshkujt. Shqiponja është kampione e Kosovës, kurse Vushtrria nënkampione dhe Istogu fitues i Kupës dhe Kastrioti i Ferizajt, finaliste e Kupës! Cili është trajneri më i mirë nga këto katër ekipe pa e futur edhe atë të Prishtinës, Lulzim Nagavci, pasi ky ka ardhur në këtë ekip në stinorin pranveror. Nexhdet Dobroshi është trajneri më i mirë për faktin se me qetësinë arriti në fund ta fitojë titullin dhe në ndeshjen direkte me Vushtrrinë.

Image

Lirie Muhaxheri

Nëse marrim për bazë notën 4-10, Dobroshi nuk meriton notë me shumë se 6.5 (e mirë), sepse ka humbë ndeshjen nga Kastrioti në gjysmëfinalen e Kupës. Shqipe Tahiri është trajnerja e dytë më e mirë, nëse shikojmë brumin që ka pasur në ekip dhe krejt me fat ka humbë titullin.  Vushtrria e la pa titull Istogun, por mbetet edhe vetë pa asnjë trofe! Megjithatë Shqipe Tahiri meriton notë 6 (E mirë). Faruk Shala me gjithë ekipin më të mirë që ka pasur, nuk ka treguar asgjë, por fati sportiv i ndihmoi që ta fitoi finalen e Kupës,  me rezultat 20:19 kundër Kastriotit të Ferizajt.

Image

Nexhdet Dobroshi

Prandaj, me gjithë që ka fituar Kupën, me lojtaret që ka pasur u dashtë të jetë bindshëm më i miri si për kampionat po ashtu edhe për Kupë dhe nota tij mund të sillet 5 (mjaftueshëm)!  Lirije Muhaxheri u përpoq në maksimum dhe arriti ta dërgojë ekipin deri në finalen e Kupës, por mbetet pa trofe. Ajo në ndeshjet si me Shqiponjën, me Istogun dhe Vushtrrinë ka qenë e pasuksesshme në kampionat dhe kjo ka ndikuar që të mbetet jashtë garave të play-offit. Ajo për pak nuk e fitoi Kupën dhe mund vlerësohet me notë 5 (mjaftueshëm) sikurse Faruk Shala. Nota  4 i vije me ngel! Nota 10 shembullore, nota 9 shumë mirë.  Sepse cilësia nuk ka dalluar aspak nga edicionet e kaluara dhe kjo ka ndikuar që të ikë edhe shikuesi, prandaj asnjëri nga trajnerët nuk ka sjellë ndonjë risi apo diçka që të mburremi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat