Vazhdojnë operimet të KH Prishtina

Hendboll

Vazhdojnë operimet të KH Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2018 Në ora: 18:18
Liridon Esati është operuar pas hendbollistëve Vlerëson Zherkës e Arbër Berishës

Liridon Esati është operuar pas hendbollistëve Vlerëson Zherkës e Arbër Berishës. Te tre hendbollistët janë pjesë e Prishtinës dhe synojnë sa më shpejt të kthehen në parket. “Pas Arbër Berishës, Vlerëson Zherkës, u operua edhe Liridon Esati.

Të gjitha operimet ishin të suksesshme dhe ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë. Ju faleminderit për kontributin djem... Me ju ndoshta do bëheshim edhe kampion por as nënkampion nuk është keq”, thuhet mes të tjera nga klubi i Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat