Hendbolli dhe lëndimet!

Hendboll

Hendbolli dhe lëndimet!

Nga: Dervish Berisha Më: 17 qershor 2018 Në ora: 14:28
Dervish Berisha

Debate

Është për t’u habit sa shumë lëndime janë bërë në këto vitet e fundit si te hendbolli i meshkujve po ashtu edhe te femrat, që s’ka nevojë t’i përmendim emrat sepse janë shumë. Mirëpo, a po e din shkaktarin e vërtet të këtyre lëndimeve dhe pse ndodhin këto? Shumë e thjesht dhe normale është se, mos përgatitja e duhur fizike ndikon në lëndime, ngase në kohën e viteve të arta shumë pak lojtarë janë lënduar apo fare sepse është e qartë, se në kohën tonë kur hendbolli ka qenë i vlerave të larta, përgatitja fizike ka qenë shumë e mirë dhe kur je i përgatitur mirë, fizikisht nuk lëndohesh lehtë apo fare.

Shkaktari kryesorë është të mospërgatitja e duhur fizike sportive dhe çka i vyen hendbollit, si dhe shkaktari tjetër që askush nuk e pranon, por është e vërtet, se përgatitjet nëpër fitnese, pra përgatitje artificiale ushtroni sa të doni (nëpër fitnes), ditë e natë por nuk ka vlerë në hendboll sepse hendbolli don qëndrueshmëri jo me bë muskuj. Pra përgatitje natyrore siç i bënin strategët e viteve 1973 dhe 1991, si prof. Ismajl Berisha, i madhi z. Firza,  prof Muhamet Alaj, legjenda dhe i madhi Beqir Buqinca, strategu i njohur Sami Mustafa e të tjerë që janë shumë t’i përmendi, por sot lëndimet janë shkak i mos përgatitjes së mirë fizike. Andaj ky është mendimi im por shpresojmë që këtë vit ti kushtohet kujdes më i madh përgatitjes fizike ashtu qysh e kërkon hendbolli.

Prandaj suksese vijnë me punë, por njëherësh lutemi mos të ketë lëndime si deri tani, që është numër shumë i madh. Të gjitha klubet duhet të mendojnë se si t’i nisin më herët përgatitjet, të investojnë më shumë dhe të jenë sa më të përgatitur. Përgatitjet në çdo aspekt dhe profesionale, shmangin edhe lëndimet sepse këto lëndime që i përcjellin një numër të madh të lojtarëve e lojtareve, pa dyshim se janë dhe shqetësuese. Prandaj., hendbolli është sport që me një infuzion me të vogël mund të ecin shumë para, pasi që brumi ekziston, por mungon puna e duhur dhe profesionale.

Sidomos klubet që garojnë në garat evropiane duhet të mendojnë për t’u përgatitur më mirë. Të gjithë e dimë se hendbolli ka renome dhe i duhet njerëz që punojnë dhe që do të sjellin dhe cilësinë. Është për t’i studiuar lëndimet që kanë ndodhur në vitet e fundit, dhe lutemi që mos të ketë ndonjë thyerje krahu apo këmbe në edicionin e ri sepse të gjitha vijnë si pasojë që lojtaret e lojtarët nuk janë mirë të përgatitur.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat