Nuk ka grup të fortë, por duhet cilësi!

Hendboll

Nuk ka grup të fortë, por duhet cilësi!

Nga: Dervish Berisha Më: 27 qershor 2018 Në ora: 13:44
Dervish Berisha

Debate

Nuk ka grup të fortë në Evropë në hendboll, por duhet cilësi! Sa e sa herë kam shkruar që puna mungon në hendbollin e Kosovës e mos të frikohen që janë në grup të fortë, kështu e lexova edhe në gazetën “Bota sot”, se grupi ku është Kosova është i fortë, e cilësojnë disa nga njohësit, ku garojnë Ukraina, Izraeli dhe Sllovakia.

Çfarë grupi i vështirë bre? S’ka vështirësi, këto ndodhin vetëm për ne sepse mungon puna, puna profesionale, morali sportiv dhe duhet dhënë forcën e fundit për shtet e për me ia vërtetuar që puna e mirë profesionale dhe dija i bënë të gjitha. Ja shembulli konkret në futboll, shiheni Zvicrën sa larg ka shkuar, që barazoi me Brazilin dhe e gjunjëzoi me një lojë maestrale Serbinë me rezultat 2:1, me golat e shqiptarëve Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.  Pastaj Kroacia se çfarë i bëri me lojë e rezultat 3:0 Argjentinës, kjo e fundit dy herë kampione e botës. Aty shihet puna që kanë bërë Zvicra, Kroacia etj. Kemi shembuj shumë në këtë kampionat, shikoni se në sport nuk ka favoritë, u pa edhe Argjentina sa me zor shkoi më tej duke e mundur në fund me 2:1 Nigerinë. J

u te hendbollit në Kosovë, vishuni punës, hiqeni arsyetimeve,  jo përvoja, jo te reja, o vëllezër të mi, të rejat luajnë e jo pleqtë, andaj dëshiroj që ta arrijmë edhe ne një nivel të lartë, boll ma u ankuat e u arsyetuat. Besoj edhe unë personalisht që do të kthehem e t’ i ndihmoj ekipeve në përgatitje fizike, teknike – taktike, në moralin sportiv dhe përgatitje psikike, që besoj të jetë një ekip e fortë dhe do të jetë fizikisht shumë e përgatitur moralisht që deri në sekondat e fundit me luftuar, pa marr parasysh rezultatin. Andaj do ta ndihmoj një ekip, jo të jam kryetrajner, që besoj nuk do të mungon rezultati dhe atë gratis.

E tani kohë keni mjaft mu përgatitur, ushtroni se pa punë s’ka rezultate mos u merrni kush është kundërshtar por luftoni vetëm për fitore, s’ka me pas ma humbje mbi 7 - 8 gola diferencë, jo si deri tani mbi 25 gola humbim. Mjaft më kemi me luajtur e më dhanë maksimumin e vetëm për fitore, mos të njohim kundërshtarë dhe s’ka favoritë, na duhet të jemi më të mirë se çdo kundërshtar e ajo arrihet me punë. Kemi talent e talent dhe me punë profesionale do të arrijmë shumë lartë sikur që ishim në vitet e 70-80-ta.

Prandaj, Kosova gjithmonë ka pasur traditën e hendbollit, duhet të angazhohemi që të gjithë dhe ta kthejmë namin e dikurshëm sepse kemi të rinj e të reja më shtatgjatësi dhe që mund të jenë emra të mëdhenj në të ardhmen.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat