A po flenë hendbolli si zakonisht? - Bota Sot
A po flenë hendbolli si zakonisht?

Hendboll

E martë, 21 gusht 2018

A po flenë hendbolli si zakonisht?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2018 Në ora: 18:29
pamje nga një ndeshje

Po shkojmë drejt mesit të muajit korrik, por ende nuk është ndonjë informatë zyrtare se me sa klube Kosova do të përfaqësohet në rrafshin ndërkombëtar. Besa Famiglia nga Peja, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, dihet se do të marrë pjesë në EHF Cup, por me gjasë edhe Kastrioti i Ferizajt, kurse Prishtina ende nuk dihet (meshkujt). Te femrat është një qetësi dhe Istogu, fitues i Kupës, ditë më parë e ka konfirmuar se do të garojë patjetër në Challenge Cup sikurse edhe Shqiponja kampioni i ri në EHF Cup.  Kastrioti i Ferizajt si finaliste e Kupës, me gjasë jo sepse është e thelluar në krizë dhe askush nuk e di se çfarë po ngjan aktualisht me ta. Një klub që ka mbetur si gusat në mjegull, kështu të paktën raportojnë njerëzit e hendbollit nga qyteti i Ferizajt.  A po flenë klubet e hendbollit? Duket se po sepse nuk shihet ndonjë lëvizje pozitive. Edhe më e dhimbshme, ende nuk ka zyrtare se me sa klube dhe kush do të shkojë përnjëmend në garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test