Reprezentuesi i Kosovës vesh fanellën e KH Prishtinës

Hendboll

Reprezentuesi i Kosovës vesh fanellën e KH Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:33
Besian Abazi

Kryetari i klubit të hendbollit Prishtina, Edi Kolgeci, bëri të ditur për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë përforcuar me një hendbollist cilësor.

Është fjala për hendbollistin Besian Abazi, që luan në pozitën e organizatorit dhe së fundi ka luajtur për Llapin nga Podujeva. “Nga sot pjesë e ekipit tonë është edhe një reprezentues. Mirë se vjen Besian Abazi.

Së bashku drejt sukseseve. Pas nënshkrimit të kontratave do të ju njoftojmë edhe për lojtarët tjerë që do të jenë pjesë e KH Prishtina”, bëhet e ditur nga KH Prishtina. 

Nënkampioni i Kosovës synon të përforcohet edhe me lojtarë tjerë që të jenë të gatshëm edhe për garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat