Synimet e saja janë që të korrë suksese me klubin e hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova. Është fjala për talenten Edona Radoniqi, e cila pothuajse në çdo ndeshje shënon nga 10 gola e më tepër sidomos në një ndeshje me Dritën kishte shënuar 24 gola, po ashtu me Kastriotin 18 gola!
Edona është e gjatë 172 centimetra dhe është simpatikja e hendbollit. Është prej talenteve më të mëdha në hendbollin tonë dhe që pritet të jetë edhe më efikase në edicionin e ri. Ajo tha se do ta ndihmojë Vëllaznimin për të shënuar rezultate sa më të mira dhe të jetë nga mesi i tabelës në elitë.
Ajo lavdëron edhe trajnerin Uran Luzha që iu jep vullnet për punë dhe për të arritur sa më shumë suksese. Edona ka pasur disa oferta por i mbetet besnike ekipit të Vëllaznimit, të paktën edhe për një vit.