Dikur sportistë të dëshmuar në Kosovë, sot bashkëshortë!

Hendboll

Dikur sportistë të dëshmuar në Kosovë, sot bashkëshortë!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:03
Besarti me Luljetën dhe fëmijët e tyre

Kosova ka dhënë shumë emra të shquar në disiplina të ndryshme sportive. Ndër ta që u dalluan janë edhe ish portieri i mirënjohur i klubit të futbollit Prishtina dhe Trepçës nga Mitrovica, Besart Ismajli dhe ish hendbollistja e spikatur e Prishtinës, Luljeta Pasjaqa. Ku janë këta protagonistë?

Image

Besarti dhe Luljeta ka kohë që janë martuar mes vete dhe janë të përkushtuar në punën profesionale.

Image

Besarti, i pari

Kanë dy fëmijë dhe me bindje që një ditë këtë vogëlushë simpatikë do të bëhen sportistë edhe më të mirë se sa ishin vetë ata. Besarti përveç që është gjyqtar dhe trajner i futbollit, është edhe profesor, kurse Luljeta është moderatore e njohur e “RTV 21”.

Besarti ka qenë prej portierëve jashtëzakonisht të dëshmuar në vendin tonë, kurse Luljeta mbahet mend si nga hendbollistet tejet luftarake në vitet e pas luftës dhe në tandem me Albana Demollin.

Image

Dy emra të spikatur të sportit sot kalojnë një jetë të lumtur bashkëshortore në kryeqytetin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat