Fotografia tregon guximin për të kundërshtuar okupatorin serb në vitet e 90-ta

Hendboll

Fotografia tregon guximin për të kundërshtuar okupatorin serb në vitet e 90-ta

Nga: K. G. Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:05
Fotografia tregon guximin për të kundërshtuar okupatorin serb në vitet e 90-ta

Një foto nga Gjilani e kohërave të mëvetësimit, mesi i viteve 90-ta, përveç zhvillimit te shumë ndeshjeve kampionale por edhe revyale mes seleksioneve të gazetarëve dhe kombëtares së Kosovës, u organizuan edhe shumë manifestime dhe ndeja të rastit siç po shihet edhe në këtë foto, ku protagonist janë disa emra të shquar të hendbollit kosovar si Izexhid Tusha nga Kaçaniku (alfa dhe omega e hendbollit kaçanikas dhe me gjerë), Gani Gashi nga Gjilani (aktivist dhe kryetar i KH Drita), Asllan Jahja nga Prishtina (kryetar i Komisionit te garave), Skënder Rogova nga Prishtina ish sekretar i FHK-së, ikonat e hendbollit gjilanas dhe të Kosovës, Dërgut Abdullahu dhe Shaban Kastrati. Shumica nga ta nuk janë më në mesin tonë mirëpo, fotografia tregon vullnetin dhe guximin për të kundërshtuar okupatorin serb, duke trasuar rrugën drejt pavarësimit, por edhe duke u argëtuar me biseda relaksuese pas përfundimit të suksesshëm të një gare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat