Shqiponja përballet me zviceranet

Hendboll

Shqiponja përballet me zviceranet

Nga: K. Goca Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:50
Shqiponja përballet me zviceranet

Skuadra zvicerane Spono Eagles është favorite e madhe në përballje me kampionen e Kosovës, Shqiponja nga Gjakova, në kuadër të rrethit të parë të EHF Cup në hendboll.

Vashat gjakovaret janë përgatitur dhe shpresojnë në befasi. Të dy ndeshjet me marrëveshjet të klubeve luhen në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë. Ndeshja e parë luhet nesër në orën 19.00, ku në cilësinë e vendases është Spono, kurse të dielën në orën 14.00 Shqipoja është si mikpritëse.

Ndeshja gjykohet nga gjyqtaret e Italisë: Gianna Stella Merisi dhe Iuliana Alexandra Rosca, delegatë është Panagiotis Antonopoulos nga Greqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat