Dramë në Gjilan

Hendboll

Dramë në Gjilan

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 12:40
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti i Ferizajt dhe Prishtina nuk kanë pasur telashe për të fituar ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Kastrioti i Ferizajt fitoi me 20 gola dallim ndaj Drenicës në Drenas (35:15), ndërsa Prishtina e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat  36:21. Këto dy ndeshje janë luajtur të shtunën mbrëma.

Për Kastriotin ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje dhe tashmë prinë e vetme në tabelë me 6 pikë.  Por Besa Famgas e Drita, që kanë nga dy fitore, nuk i kanë luajtur ende takimet e tyre të javës së tretë. Për Prishtinën ishte fitorja e dytë. Trepça e ka humbur edhe ndeshjen e tretë të saj, ndërsa Drenica ka një fitore e dy humbje.

Ndeshje dramatike ishte ajo e luajtur në Gjilan në mes të Zhegrës dhe Vushtrrisë. Fitore me një gol dallim, 30:29 shënoi skuadra vushtrriase. Zhegrasit e fituan pjesën e parë me rezultat 14:13, por Vushtrria nuk u dorëzua dhe në fund ia doli të fitoi dy pikë. Vushtrria ka një fitore, një barazim e një humbje, derisa Zhegra i ka humbur tri takimet e deritashme.

Në pjesën e dytë të ndeshjes në Gjilan, Zhegra pati epërsi edhe prej katër golave. Kështu rezultati në minutën e 43-të ishte 23:19 e më pas edhe 24:20. Në minutën e 55-të rezultati ishte 28:25, por djelmoshat vushtrrias të  Izedin Nuhit treguan karakter dhe nuk u  dorëzuan. Në minutën e fundit ia dolën të barazojnë rezultatin në 29:29 e madje edhe të shënojnë golin e fitores, 30:29.

Trepça – Prishtina 21:36 (9:19)

Trepça: Terziqi, Tahiri, Shala 2, Zhuri 5, Mujka 2, Fejzullahu 2, Çela 3, E. Beqiri , Pllana 2, Y. Beqiri 2, Qela, Voca, Shabani 3

Prishtina: Beqiri, Agushi, Abazi, Basholli 4, Beshiri 5, Gashi 1, Gjuka 6, Kastrati 5, Krasniqi 1, Bajqinovci 8, Fetahu 1, Murtezi, Visoka 2, Ademi 3, Hoxha

Drenica – Kastrioti 15:35 (5:18)

Drenica: Lladrovci, Ademi 2, Karaxha, Binaku 1, Hasani, Klinaku 8, Sahiti, Hajrizi, Mehmeti 1, Zekaj 1, Haxhiaj 1, Qorri, Muqolli

Kastrioti: Kolev, Dugolli, Syla 1, Rudari 1, Salihu 1, A. Dugolli, Terziqi 6, Prekazi 4, Shabani 5, Haxhimusa 3, Ramadani 1, Syla 2, Mustafa 1, Rajatovki 10

Zhegra – Vushtrria 29:30 (14:13)

Zhegra: Kurexhaj, Murseli 6, Aliu 6, A. Isufi 7, A. Haziri 3m Agushi 2, Isufi 2, D. Haziri 3, L. Haziri

Vushtrria: Pllana, Melenica, Karaqa, Musa 8, Ahmeti 1, Sadiku 3, F. Jashari 3, M. Jashari 4, Mejzini 6, Hyseni 5, Emini, Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat