Çfarë simbolizon numrin 77 për shqiptaren?

Hendboll

Çfarë simbolizon numrin 77 për shqiptaren?

Nga: K. G. Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:58
Beba në veprim

Si në Kosovë si në Gjermani e mban numrin 77 në shpinë! Këtë numër e ka për zemër por asnjëherë nuk e sqaruar domethënien e saj hendbollistja shqiptare nga Gostivari, Bellma Beba, e cila luan në Bundesliga III, për ekipin Wurm Mitte.

Image

Kur ishte në Itali

Para pak ditësh disa media gjermane numrin e saj e cilësuan njëjtë sikurse Jackpot-i. Bellma vazhdimisht thotë se nuk ka ndonjë domethënie, duke mos pranuar të tregoj përse e ka për qejfi këtë numër.

Image

Kur ishte në Maqedoni

Një burim i afër i saj, ka thënë se numri 77 mund të jetë se ajo shpesh herë shënon jo me shumë se 7 gola dhe e ka lidhur 77!

Image

Kur ishte në KHF Prishtina

Jo vetëm në Kosovë e në Gjermani, por sa ishte edhe në përfaqësuesen e Maqedonisë, pastaj në ekipe turke, në Itali, e kudo që ka shkuar e ka bartur numrin 77. Beba beson se ky numër i sjell fat në jetë profesionale dhe private. Dhe këtë numër nuk do ta heq asnjëherë edhe kur do të pensionohet nga loja e hendbollit, për shkak se e ka për shpirti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat