Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, me kampionen e Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica, janë të mobilizuar në çdo aspekt dhe kërkojnë fitoren e parë në ndeshjen e parë të grupit A në garat e Champions League.
Dijana me skuadrën e saj janë mirë të përgatitura dhe me optimizëm e presin sfidën e parë, kundër danezeve të Odenses, e cila luhet nesër në orën 19.00 në palestrën e sportit “Moraça” në Podgoricë. Dijana është në formë të mirë dhe besojnë e shpresojnë se pikët do të mbesin në Podgoricë. Buduçnosti është në grup me Larvik HK nga Norvegjia dhe Metz nga Franca.