Vështirë për Besën

Hendboll

Vështirë për Besën

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 12:25
Pamje nga një ndeshje

Pasi u paraqit fuqishëm në rrethin e parë të Kupës së EHF-së, kampioni i Kosovës në hendboll , Besa Famgas nga Peja sot do të jetë mysafir i ekipit nga Norvegjia, Drammen, me përvojë të gjatë e të suksesshme në Evropë. Drammeni është nënkampion i Norvegjisë dhe ndeshjet ndaj kësaj skuadre do të jenë sfiduese për djelmoshat e Arben Muqollit. Por lojtarët e skuadrës pejane kanë nisur me kohë përgatitjet, janë në formë të mirë dhe janë shprehur optimist për përfaqësim të denjë në Norvegji, ndonëse janë të vetëdijshëm për forcën e ekipit norvegjez.

Drammeni garën në Kupën e EHF-së e nis prej rrethit të dytë, derisa Besa Famgas në rrethin e parë e mposhti Batumin e Gjeorgjisë. Ndeshjet ishin luajtur më 8 e 9 shtator në Pejë, ndërsa Besa kishte fituar fillimisht me rezultat 30:20 e më pas me rezultat 37:22.

Ndeshja Drammen – Besa Famgas luhet të dielen nga ora 18:00 ndërsa drejtohet nga gjyqtarët rumun Mihai Marian Pirvu dhe Radu Mihai Potriniche. Ndeshja e kthimit është më 13 tetor në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Te Besa janë shprehur të vendosur që të paraqiten sa më mirë në Norvegji, që në ndeshjen e dytë të jenë më komod. Federata e Hendbollit të Kosovës i dëshiron skuadrës së Besës paraqitje të nivelit sa më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat