Hendbolli në dy periudha

Hendboll

Hendbolli në dy periudha

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:55
Hendbolli në dy periudha

Federata e Hendbollit e Kosovës nga data 23-28 do te jetë nikoqire e një ngjarje të madhe sportive IHF Trophy për grupmoshën U18 dhe grupmoshën U20 në konkurrencën e meshkujve.

Ky është organizimi i tretë i FHK-së të një ngjarje sportive te hendbollit, duke u kthyer në rikujtes, se ne vitin 2015 nga data 20-26 qershor në Kosovë u zhvillua IHF Emergency Nation Mens Championship ku morën pjesë 16 kombëtare nga të gjitha kontinentet e botës dhe Kosova ishte e treta. Dhe me rastin e pranimit te FHK-së ne IHF më 7 nëntor 2015 ne Soçi të Rusisë ne prani te 500 delegatëve presidenti Hassan Moustafa falenderoi FHK-në dhe presidentin Saraçini për organizim te shkëlqyeshëm te Kampionatit. 

Image

Kurse ne vitin e largët 1979 nga 13-23 dhjetor ne palestrat sportive të Kosovës që u ndërtuan posaçërisht për këtë ngjarje për tu zhvilluar Kampionati i 2-të Botëror për femra ne kategorinë e junioreve nën drejtimin e kryetarit të Këshillit Organizativ akademik Esad Stavileci i ndjerë dhe kryetar nderi i FHK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat