Kabashi: ZAB Zaporozhye është një ekip e fortë

Hendboll

Kabashi: ZAB Zaporozhye është një ekip e fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:18
Kabashi: ZAB Zaporozhye është një ekip e fortë

Prishtina kërkon rezultat sa më të mirë kundër skuadrës ukrainase  ZAB Zaporozhye, e cila luhet në kuadër të xhiros së dytë të Challange Cup në hendboll (meshkuj. Të dyja ndeshjet luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ashtu siç janë marrë vesh skuadrat mes vete.  Ndeshja e parë luhet nesër nga ora 17.30,  ndërsa ajo e dyta të dielën në orën 14.00. Gjyqtarët nga Holanda William Weijmans dhe Rick Wolbertus do ta ndajnë drejtësinë në sfidën Prishtina - ZAB Zaporozhye.

Kryetrajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, ka deklaruar se është sfidë shumë e fortë. “Është një ekip e fortë dhe e fuqishme, si skuadra e dytë e Motor Zaporozhyes, që garon në Champions League. Është një ekip me talent shumë të mëdhenj, janë ekipi që prodhojnë lojtarë për ekipin e Motor Zaporozhye. ZAB Zaporozhye është në vend të dytë në Ukrainë, renditen pas kampionit Motor Zaporozhye. Ne do të japin më shumë se 100 përqindshin dhe me synim që të dalim me rezultat sa më të mirë”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kryeqytetasit nuk kanë përforcime nga ekipet tjera me përjashtim të një lojtari të Dritës nga Gjilani. “Përforcime nuk kemi kur dihet se Kastrioti dhe Besa marrin pjesë në të njëjtën kohë në garat evropiane. Vetëm Gubetini nga Drita ka ardhur si përforcim, por besoj se do të jetë lojë e fortë dhe tamam evropiane”, përfundoi Kabashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat