Vushtrria përgatitet për të mposhtur Kastriotin

Hendboll

Vushtrria përgatitet për të mposhtur Kastriotin

Nga: K. Goca Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:39
Vushtrria përgatitet për të mposhtur Kastriotin

Vushtrria pretendon ta përfundojë pjesën vjeshtore me të gjitha fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (Femrat) Vushtrria në orën 15.00 ka një sfidë të lehtë kundër ekipit “Jusuf Gërvalla” nga Deçani dhe besojnë në fitore sa më bindëse, po mendjen e kanë për në Ferizaj, me gjasë takimi luhet të dielën e ardhshëm dhe pretendojnë fitore.

Kryetrajneri Arben Parduzi po e përgatitë ekipin maksimalisht dhe puna e tij deri me tash ka dhënë frytet sidomos me fitoren në Gjakovë me 28:26 ndaj Istogut.

Merret vesh se Parduzi e përgatitë ekipin që në Ferizaj të triumfojnë me shumë se pesë gola dhe sipas asaj që raportohet, me fitoren ndaj Kastriotit, zor që mund ta ndal kush ekipin vushtrrias. Vushtrriaset vlerësojnë se si në aspektin fizik, si në teknikë e teknikë, si me fond të lojtareve, janë shumë më të mira se Kastrioti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat