Prishtina eliminohet nga garat evropiane. Bardhekaltrit nuk i rezistuan skuadrës ukrainase ZNTU-ZAB Zaporozhye as në takimin e kthimit. Prishtina pësoi humbje me 36:25 (17:13) në ndeshjen e dytë, ndërsa të shtunën ishte mundur me 32:19 dhe me rezultat të përgjithshëm 68:44 janë eliminuar nga rrethi i dytë i Challeng Cup në hendboll (meshkujt).
Në pjesën e parë prishtinasit e sfiduan rivalin, kur rezultati ishte 17:13 për Zaporozhyen, por në të dytën periudhë skuadra ukrainase thelloi fitoren në 11 gola (36:25). Oltion Beshiri me 7 gola dhe Lindrit Fetahu me 6, janë më efikasit te bardhekaltrit dhe te mysafirët Levgen Zhuk me 11 gola.
Prishtina- ZNTU-ZAB Zaporozhye 25:36
Qendra e Rinisë dhe e Sportit, Prishtinë.
Shikues: 200.
Gjyqtarë: William Weijmans, Rick Wolbertus (Holanda).
Shtatëshet: Pr. 4(3), Za. 5 (5).
Përjashtimet: Pr. 4 min. - Za. 8 min.
Prishtina: Agushi, Beshiri 7, Fetahu 6, Abazi 3, Bajqinovci 3, Gubetini 2, Visoka 2, Basholli 1, Gashi 1, Ademi, Beqiraj, Gjuka, Hoxha, Kastrati, Krasniqi dhe Murtezi.
ZNTU-ZAB Zaporozhye: Paramonov, Zhuk 11, Kravchenko 5, Minotskyi 4, Lykhina 3, Naghavialhosseini 3, Parovinchak 3, Doroshchuk 2, Lysobei 2, Turchenko 2, Petrashchak 1, Bilyi, Borodai, Dranyi dhe Ruban.