22 korriku në histori

Historia

22 korriku në histori

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 07:51
1894 - Gara e parë me motor zhvillohet në Francë

1209 - Masakra në Beziers: sulmi i parë i madh ushtarak i Kryqëzatës kundër Albigensian – ishte fushatë ushtarake e filluar nga Papa Innicent III për të zhdukur katharët në Languedoc në jug të Francës - rreth një milion njerëz vdiqën gjatë kryqëzatës që zgjati 20 vjet. Katharizmi me rrënjë në lëvizjen pauliciane në Armeni dhe bogomile në Ballkan, bazohej në parimet e teologjisë dualiste të krishtërimit të pastër “catharsis” që ndiqej edhe nga disa ‘Albanenses’. Sipas Enciklopedisë Katolike (1913), Albanenses ishin një grup katharësh në Shqipëri, rreth shekullit VIII. Të përndjekur për besimin e tyre, ata kaluan në Itali dhe një pjesë u vendos në jug të Francës, ku duket se ruajtën emrin Albigensian, por ku edhe Arnaud si emër personi ndeshet jo rrallë.

1456 - Luftërat Osmane në Europë: Rrethimi i Beogradit - John Huniadi, regjent i Mbretërisë së Hungarisë, mposht Mehmetin II të Perandorisë Osmane

1535 - Të krishterët marrin Tunisin gjatë kryengritjen kundër admiralit osman Barbarosa ose Mjekërkuqi - lindur më 1478 si Hayreddin H?z?r Reis, në familje shqiptare, në Lesbos, ku i ati ishte komandant garnizoni osman - karrierën detare e filloi si pirat - vdiq më 1546.

1796 - Themelohet qyteti Kleveland, Ohio, nga gjenerali Moses Cleveland. Në vitin 1820, vendbanimi kishte jo më shumë se 150 njerëz. Pas ekspeditës më 1796, Moses kurrë nuk u kthye në Ohajo ose në qytetin që mban emrin e tij. Ai vdiq në Canterbury, Connecticut. Sot, një shtatore e tij qëndron në sheshin kryesor në Cleveland, me rreth 400-mijë banorë.

1849 - Lindi Emma Lazarus, poete amerikane (vdiq më 1887) e njohur mirë për "The Neë Colossus", poezi e shkruar në vitin 1883; vargjet e saj janë gdhendur në një pllakë bronzi në piedestalin e Statujës së Lirisë, e vendosur në vitin 1903 në Nju Jork.

1894 - Gara e parë me motor zhvillohet në Francë, mes qyteteve Paris dhe Rouen. Shpejtësia maksimale e garës arriti 25 km në orë.

1901 - Serbia rivendos marrëdhëniet diplomatike me Malin e Zi.

1942 - Qeveria e Shteteve të Bashkuara fillon racionimin e benzinës për shkak të kërkesave të kohës së luftës. Historia ka tregua se racionimet ose ndalimet shpesh çojnë në furnizime të paligjshme të tregut, ose treg të zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat