Augusti: Perandori i parë, që themeloi perandorinë e Romës

Historia

Augusti: Perandori i parë, që themeloi perandorinë e Romës

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 07:16
Shëndetlig dhe me një pamje pak burrërore. Por i zgjuar, i matur dhe karizmatik. Ky ishte Augusti, perandori i parë i Romës

Ai kishte frikë edhe nga hijet, shkruan për të Ciceroni (“Iste qui umbras timet”). Ishte shëndetlig, shtatpakët, i hollë. E kundërta, mund të thuhet për pamjen e një lideri karizmatik. Megjithatë gjakatari Musolini, rithemelues i Perandorisë dhe të mitit të Romës zotëruese të botës, e bëri idhullin e tij në atë përmasë, saqë shprehu dëshirën të varrosej në mauzoleumin e tij romak në Campo Marzio.

Prej Augustit dhe politikës së tij, Musolini u frymëzua jo vetëm për marshimin në Romë – Oktaviani kishte realizuar dy të tilla – por mbi të gjitha për strategjinë e konsensusit, në tubimet propagandistike: madhështinë e veprave urbane, kultit të traditave si dhe mbledhjes së të rinjve paramilitarë. E megjithatë, është e vështirë të imagjinohen dy diktatorë kaq të largët, në karakter dhe sjellje…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat