Në kërkim të Graalit të Shenjtë

Historia

Në kërkim të Graalit të Shenjtë

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 07:24

Kërkimi për Kupën e Shenjtë i ka fiksuar të gjithë, nga poetët mesjetarë tek kalorësit e kryqëzatave, deri tek kishtarët modernë, historianët, arkeologët, regjisorët, romancierët dhe liderët nazistë – por ne nuk e dimë sesi duket apo edhe nëse ajo ekziston vërtetë…

Në variantin më popullor të rrëfimit, Graali i Shenjtë është kupa e përdorur nga Jezusi gjatë Darkës së Fundit, dhe që më vonë u përdor si një enë për të mbledhur gjakun e tij. Ai mesa duket u kontrabandua nga Toka e Shenjtë dhe përmes Evropës në Britani. Pavarësisht nga një seri kujdestarësh misterioze, duke përfshirë urdhrin ‘Fisher King’ dhe Kalorësit Templarë, në një farë pike kupa u zhduk. Objekti i shenjtë prej argjenti u përzje me legjendat e tjera, me fuqi mitologjike, dhe u pronësua nga teoricienët e konspiracionit dhe demagogët. Pat Kinsella ndan disa fakte nga fiksionet e bollshme që vazhdojnë të zhvillohen edhe sot e kësaj dite, rreth këtij relikti të pakapshëm…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat