"New Age", apo evolucioni dhe revolucioni....?

Historia

"New Age", apo evolucioni dhe revolucioni....?

Nga: Agron Shabani Më: 16 gusht 2016 Në ora: 17:43
John Locke

Nga Gjon Loku (John Locke,169O) thuhet se për herë të parë është hartuar dhe formuluar koncepti shkencorë dhe humanist mbi kombin, shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Kështu në veprat e tij të njohura si "Dy diskutime mbi udhëheqjen e shtetit" dhe "Mendimet mbi zhvillimin dhe edukaten", Gjon Loku, duke i studiuar dhe analizuar në hollësi procesët ose zhvillimet e ndryshme revolucionare, evolutive, empirike, organike, holistike, primatologjike dhe të tjera të njeriut dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Aosokohe të drejtat, liritë, sovranitetin dhe integritetin  e popullit (kombit) së bashku me të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit për protesta të ndryshme ose rezistencë gjithëkombetare ose mbarëpoullore- ndaj abuzimëve, pardrejtësive, paradokseve, anomalive ose patologjive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtareke, historike dhe të tjera, asokohe i kishte ngritur dhe projektuar në nivelin e bazamentëve (fundamentëve) me të rëndësishme ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë.

Në këtë frymë të mesipëme revolucionare dhe historike, filozofi, politikani dhe humanisti i shquar frëng, Monteskiu (Montesquieue, 1889-1775) atëbotë në stilin dhe cilësinë e njohur të udhëheqësit të atëhershem të legjislativit (parlamentit) francez, respektivisht, të një mendimtari, filozofi dhe humanisti të shquar përmasash botërore ose ndërkombëtare. Në kuader të veprës së tij të shquar me titull "L´Esprit de Lois" : Pos tjerash, si duket i kishte vërë edhe piketat ose kornizat e para të Kushtetutës së njohur Amerikane  "Checks and Balances" ( lëxo: Ligjet ose Rregullat dhe Kontrolli") të hartuar dhe miratuar në Kongresin e Madh Konstitucional dhe Juridik të Philadelphias ( Filadelfias) në vitin e largët 1776. 

Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst edhe vullnetin ose verdiktin e shumicës së njohur njerëzore ose qytetare ("volonte generele")- përballë vullnetit ose verdiktit të shumices parlamentare ose politike ( "volonte de tous") në qeveri ose parlament, sipas konceptëve, përceptimëve dhe vizioneve të njohura shkencore dhe humaniste të Zhan Zhak Rusoit i cili do njehej edhe si njëri prej arkitektëve ose instruktorëve të shquar ose kryesor të të ashtuquajturin konceptit ose "definicionit radIkal" të ndarjes ose klasifikimit të ingerencave dhe kompetencave te ndryshme ne mes ekzekutivit, legjislativit dhe juridikativit.

Në këtë sfond, gjithashtu do  bëhej e famshme edhe teoria e njohur e filozofit dhe humanistit të shquar gjerman, Christian Wolf (Kristian Volf) i cili në kuader të "Aufklerungut" ( Deshmisë) së tij shkencore dhe filozofike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, do shprehej asokohe se :" ata qe udheheqin ose qeverisin me shtetin dhe qeverinë, duhet të sillen me njerëzit ose qytetarët e tyre si prindërit ndaj femijëve.".

Ndryshe nga kjo, të fascinuar, sensibilizuar, impresionuar dhe influencuar në një masë të konsiderueshme nga "Metafizika e Moralit" si dhe nga Etika Protestante ose Kristianiste. Përkatësisht, nga levizjet e njohura protestante, liberale dhe reformatore të Martin Lutherit , Melanktonit etj. (Gjermani), të Zhan Kalvinit dhe Martin Buçerit etj. (Francë ) dhe kështu me radhë në njerën anë. Respektivisht, nga levizjet dhe zhvillimet e brëndshme evolutive, reformatore dhe revolucionare brënda vet kishes anglikane dhe parlamentit të atëhershëm anglez në anën tjetër. Kurora mbretërore e Anglisë (nën mbretërit Henriku i VII-të dhe Henriku i VIII-të etj.) asokohe kishin njohur fuqi dhe një zhvillim ose lulëzim të përgjithshëm në të gjitha sferat dhe drejtimët e mundshme të politikës së brëndshme dhe asaj të jashtme. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe qëndrimet e njohura miqësore dhe liberale të Tudorëve ( trashëgimtarëve të klanit të njohur mbretërorë ose familjar të "Yorkëve")- ndaj kishës anglikane dhe parlamentit të atëhershëm anglez. Për dallim të " Dinastisë së Stuartëve" ( të klanit mbretërorë ose familjar të "Lancasterëve") që mbanin si të thuash qëndrime të rrepta, autoritare dhe tepër konzervatore ose absolutiste ndaj kishës dhe parlamentit të lartëhepëmendur anglez. Duke u shprehur mbi forcën ose fuqinë e pakontestuar të mbretit në bazë të forcës dhe mëshirës së pakufijshme të Zotit. Pa i harruar në këtë kontekst edhe të të ashtuquajturin  "parlamentin puritanisto-prezbiterianist" së bashku me luftërat, konfliktët ose kryengritjet e njohura protestante, indipendentiste dhe puritaniste në Skoci ( Skotlandë ) së bashku me etapen ose fazën e njohur "republikane" ose "revolucionare" si dhe "diktaturën e madhe" politike dhe ushtarake të Oliver Cromwellit (Oliver Kromvelit) - lordit të njohur "protektor" ose absolutist në Anglinë e asokohëshme. 

Ndërkaq, pas vdekjës së Oliver Cromwellit, anëtarët e "Dinastisë Mbretërore të Stuartëve" në bashkëpunim me legjislativin (parlamentin) e atëhershëm anglez, do e bënin "reformimin" ose konstituimin dhe promovimin e "kishës shtetërore" ( lëxo: kishën e pavarur anglikane) të pavarur  ose " divorcuar" nga Selia e Shënjtë ( Papati) në Vatikan sipas "modelit" ose "konceptëve" të njohura monarkiste dhe absolutiste të Lujit (Luigjit) të XIV-të në Francë etj. Kjo deri me ardhjen ose inaugurimin në fronin mbretëror anglez të mbretit të njohur, Jakovi i II-te ( te "Dinastise katolike"). Gjegjësisht, Wilhemit të III-të (1689- 17O2)- në periudhën e  revolucionëve të njohura industriale, politike, ekonomike etj. 
Në këtë prizëm, mbreti i lartëpërmendur anglez ose britanik, Wilhelmi III-të , nën udhehëqjen dhe perkujdesjen e të cilit në vitin 17O1 ishte firmosur edhe marevëshja e madhe ose  historike mbi "Unionin" e njohur politik në  mes Anglisë dhe Skotlandës- nën "kurorën mbretërore" të Mbreterisë së Bashkuar : Do të shquhej dhe mbahej mend edhe për Aktët dhe Dekretët e njohura mbretërore, parlamentare dhe demokratike si "Bill of Rights", "Act of Settelment", "Toleration Act", "Habeas Corpus" etj. Të cilat do iu paraprijnë ngjarjeve dhe zhvillimëve të mevonshme revolucionare dhe historike në SHBA-së dhe gjithandej. Duke e ngritur dhe promovuar kështu Britaninë e Madhe ( Mbretërinë e Bashkuar) nga " Pax Britanicae" ne " British Empire" .

 Meqë, gjithnjë fjala mbi ndikimet dhe reflektimet e njohura eksterne ose eksplikative të revolucionëve të njohura industriale, politike, ekonomike, shkencore, humaniste dhe të tjera në Agli dhe gjithandej. Në vazhdim ia vlenë të cekët ose rikujtohet në sfond fakti i njohur sipas të të cilit, me rastin e ngritjes dhe themelimit të "Konfederatës së Parë Amerikane" (lëxo "New England" ose "Anglia e Re") në mes shtetëve të njohura te Massachustit, Pensilvanyas, Marylandit, New Havenit, Connecticutit, New Orleansit, New Jersit, Georgias, Virginias dhe të tjera nga ana e Ulliam Pennyt dhe personalitetëve të tjera angleze gjatë shekujve 16, 17 dhe 18. Asokohe njëherë e përgjithmonë do vihëshin edhe bazat ose themelët e njohura të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit dhe kombit të madh amerikan.

Për me tepër ndërkaq, i paralajmëruar, konceptuar dhe anticipuar si "paralojë" ose një "pranverë e madhe"  revolucionare, reformatore, evolutive,  politike, shtetërore, nacionale, qytetare, demokratike dhe historike në nivel kontinental dhe interkontinental. Revolucioni i njohur Amerikan ( 1775-1783) i ideuar, zhvilluar dhe idealizuar asokohe nga presidentët e parë legjendarë dhe historik të SHBA-së si Gjorgj Uashington, Tomas Xheferson, Benxhamin Franklin, Gjon Adams dhe të tjerë. Si të atillë e kishte ngritur dhe promovuar edhe popullin ose kombin e madh amerikan së bashku me lirinë dhe pavarësinë e njohur të Shtetëve të Bashkuara të ngritur dhe projektuar në bazë të ligjëve të njohura të Zotit dhe Natyrës. Respektivisht, mbi bazën e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura globale dhe universale të popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit për lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore dhe nacionale që burojnë nga ligjët e lartëpërmendura hyjnore dhe natyrore.

Ndryshe nga kjo, Revolucionet e sipëpërmendura në Evropë dhe Amerikë së bashku me arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të shkencave të njohura moderne dhe empirike, respektivisht, industriale dhe teknologjike.Përveç tjerash, asokohe e kishin ngritur, projektuar dhe promovuar të të ashtuquajturën shoqërinë moderne ose bashkohore, gjegjësisht, industriale dhe kapitaliste të Perëndimit.Të konceptuar, përceptuar dhe anticipuar asokohe konform ligjëve, rregullave dhe standardëve të njohura humaniste, avangarde dhe progresiviste mbi liritë dhe të drejtat e barabarta ligjore, sociale, politike, ekonomike dhe të tjera. Pa dallime të ndryshme racore, etnike, nacionale, gjinore, fetare ,kulturore, sociale, politike, ekonomike etj.

Ndërkaq, pas shfaqjes së sistemit të njohur industrial dhe kapitalist si praktikë e përgjithshme dhe teori. Dikur me vonë ,me format dhe metodat e njohura revolucionare dhe bolshevike ( me " diktaturën e  njohut të proletariatit etj.) do lindte dhe shfaqej edhe e ashtuquajtura "shoqeria pa klasa". Gjegjësisht, sistemi i njohur komuno-socialist i Lindjes. I dentifikuar dhe profilizuar  me figurat e njohura të Karl Marksit, Fridrih Engelsit, Eduard Bernshtajnit, Prudhonit, Bakuninit , Leninit, Trockit, Buharinit, Plehanovit, Stalinit etj.Gjegjësisht, me të të ashtuquajturat "Internacionalen e parë", "Internacionalen e dytë", "Internacionalen  e tretë" dhe kështu me radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat