Ky është banori më i vjetër i Europës

Historia

Ky është banori më i vjetër i Europës

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 23:21
Quhet Adonis, një pishë me moshë 1075- vjeçare

Gjendet në Greqi dhe është më e vjetra në Europë. Quhet Adonis, një pishë me moshë 1075- vjeçare dhe është zbuluar në malet Pindos nga një grup shkencëtarësh gjermanë, amerikanë dhe suedezë.

Kjo pishë ka mbirë në kohën e Perandorisë Bizantine dhe ka “parë” historinë ti kalojë përpara.

Falë rrathëve në trungun e saj mund të mësohet më shumë për evolucionin e klimës në Mesdhe në rrjedhën e shekujve.

“Është e jashtëzakonshme se si një organizëm kaq i madh dhe kompleks ka jetuar kaq gjatë në një mjedis jo dhe aq të përshtatshëm”, thotë Paul J. Krusic, kreu i ekspeditës së shkencëtarëve të koordinuar nga Universiteti i Stokholmit.

Shkencëtarët e kanë pagëzuar Adonis, si perëndia greke e bukurisë dhe dëshirës.

Trungu i pishës ka një diametër rreth një metër dhe numëron në të 1075 unaza.

Adonisi ishte 750-vjeçe kur Njutoni formuloi tri ligjet e tij dhe i kishte lënë pas njëmijë vjet kur nisi pushtimi fashist në Europë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat