27 tetori në histori

Historia

27 tetori në histori

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 08:05
Amsterdam

312 - Thuhet se këtë ditë Konstandini i Madh pa vizionin e kryqit. Në fillim nuk e kuptoi se çfarë ishte, por në ëndërr iu shfaq Krishti dhe i tha që në betejën e ardhshme, në flamujt dhe në mburojat e ushtarëve të vizatonte shenjën e kryqit ose X dhe Perëndia do t'i sillte fitoren. Në betejën e urës Milvian, ushtria e Kostandinit arriti në fushë-betejë duke mbajtur simbole X dhe korri fitore kundër perandorit Maxentius, që kishte një ushtri disa herë më të madhe në numër.

1275 - U themelua Amsterdami.

1553 - Vdiq Miguel Servet, mjek spanjoll, hartograf, dhe humanist, evropiani i parë që përshkroi saktë funksionin e qarkullimit pulmonar, duke thënë se gjaku qarkullon nga zemra në mushkëri dhe jo anasjelltas, siç mendohej.

1682 - U themelua Philadelphia, Pennsylvania.

1806 - Armata franceze hyn në Berlin.

1810 - Shtetet e Bashkuara të Amerikës aneksojnë Floridën perëndimore nga Spanja.

1867 - Giuseppe Garibaldi marshon në Romë me forcat e tij, por ushtria e Papës, e mbështetur nga një forcë ndihmëse francez, e ndali atë. Në të njëjtin vit, Garibaldi kërkon mbështetje ndërkombëtare për eliminimin e shtetit papnor.

1988 - Presidenti Ronald Reagan merr vendimin për shembjen e ndërtesës së Ambasadës amerikane në Moskë për shkak të pajisjeve të përgjimit të instaluara fshehurazi nga sigurimi sovjetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat