Emërimi i Mehmet Derrallës ministër i parë i luftës në qeverinë e Vlorës më 4 dhjetor 1912

Historia

Emërimi i Mehmet Derrallës ministër i parë i luftës në qeverinë e Vlorës më 4 dhjetor 1912

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 21:17
Mehmet Derralla u emërua më 4 dhjetor 1912 Ministër i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit

Në vitin 1843 kur lindi Mehmet Pash Deralla, pikërisht në Gradecin e Pollogut, I cili mori pjesë në Kuvendi Kombëtar të Vlorës, i udhëhequr nga diplomati më i shquar shqiptar Ismail Qemali pas shpalljes së pavarësisë. Dy ditë pas shpalljes së pavarësisë, kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali propozoi zgjedhjen e organeve drejtuese të shtetit të Ri Shqiptar që përfaqësonte katër vilajetet shqiptare.

Me të arritur në Vlorë plaku 69 vjeçar u zgjodh ministër i Parë i Luftës nga  Tetova, që në atë kohë i takonte vilajetit të Kosovës. Pra, Kosova pas 55 kryengritjeve ndër krahinore e fitoi vetëm një post me peshë Ministrinë e Luftës. 

Mehmet Tetova e filloi punën me një disiplinë të rreptë ushtarake, në riorganizimin e ministrisë së Luftës, ai për zëvendës në këtë ministri ka pranuar vetëm persona të dëshmuar dhe atdhetar të paepur, që kishin për pasion luftën për çlirim-nacional e bashkim kombëtar, që kishin bërë vepra të mirëfillta kombëtare. Në këtë kohë në përbërjen e  qeverisë shqiptare merrte pjesë edhe Ali Shefqet Shkupi,[1] ky para se të merrte pjesë në Qeverinë e Ismail Qemalit, është këshilluar edhe me Mustafa Qemal Ataturkun i cili në këtë kohë shërbente në Rumeli, nga viti 1910-1914 si ushtarak.

Ata turku në këtë kohë e përkrahte pavarësinë e Shqipërisë.[2] Ali Shkupi në fillim të vitit 1913 u emërua  kryetar i parë i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Shqiptare. Pasi ky njihej edhe më herët Mehmet Pashë Derrallën gjatë veprimit të tyre në Selanik. Derralla si njeri të besueshëm e emëroi për zëvendës në Ministrinë e Luftës. Ali Shefqet Shkupi ishte edhe pjesëmarrës dhe nënshkrues i rezolutës në Kongresin e Triestes, mbajtur nga 1-3 mars 1913, Pra me propozim të ministrit të Luftës u emërua: Komandant i Parë i Shtabit Madhor i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare (U.K.SH.).[3]

[1] Ali Shefqet Shkupi ka lindur në Shkup në vitin 1983. Shkollën fillore e kreu në Manastir, shkollën mesme ushtarake në Selenaik, pastaj kali në akademinë ushtarake në Stamboll.

[3] Qevria e Përkohshme e Vlorës,  Po aty, dok. Nr. 62.  f. 73.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat