Si luftoi i vetëm Ismail Qemali ndikimin rus mbi Ballkanin?

Historia

Si luftoi i vetëm Ismail Qemali ndikimin rus mbi Ballkanin?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 janar 2017 Në ora: 22:20
Ismail Qemali

Ismail Qemali në librin me kujtime citon ambasadorin e atëhershëm rus në Stamboll, Nikolai Ignatiev (1832-1908) kur i kishte thënë:

“Vetëm dy zëra kishin rëndësi në botë - zëri i tij (Ignatievit) dhe ai i carit - dhe se, kur këta të binin në ujdi, e gjithë bota nuk kish ç’të bënte tjetër veçse të ulte kokën e të përulej.”

Më pas themeluesi i shtetit shqiptar, shkruan për shtetin ku ka ndikimin më të madh Rusia.

“Intrigat më të dendura të Rusisë në Ballkan ishin në Bullgari, sidomos pjesa në veri të maleve Ballkan, e cila përbente vilajetin e Danubit.

Tentativa e ambasadorit rus për ta pezulluar Ismail Qemalin

“Për të paralizuar çdo plan destruktiv të diplomacisë ruse mbi Ballkan përgjegjës u bë Mid’hat Pasha, që arriti të shtypë lëvizjen e parë revolucionare në Bullgari. Pas tij puna u vazhdua nga funksionarë të stërvitur në shkollën e tij, ndër të cilat isha edhe unë. Falë trysnisë ruse dhe në sajë të politikës - ose më mirë me thënë të mungesës së politikës - të Mahmud Nedim Pashës, të gjithë këta zyrtarë u hoqën nga puna njëri pas tjetrit. Unë isha i vetmi që mbeta,” shkruan Ismail Qemali, informon botasot.info. Kjo kishte sjellë acarimin e ambasadës ruse, përkundër që njëri nga punonjësit e tyre Belloçerkovicin, kishte qenë mik me Ismail Qemalin.

“Mirëpo mbështetja që gëzoja nga përfaqësuesit diplomatikë britanikë dhe besimi që ushqente tek unë popullsia e vendit, fatmirësisht më mbrojtën nga ai vendim arbitrar, që pati qëruar kolegët e mi,” shkruan më tej plaku i Vlorës.

Kundrejt kësaj ambasada ruse do përpiqej edhe më tej për të larguar edhe pjesëtarin e fundit të shkollës së vjetër “anti-ruse”. Ata filluan një fushatë shpifjesh kundrejt Ismail Qemalit në gazetën franceze Courrier d’Orient.

Ngjarjet janë zhvilluar në fillim të vitit 1873 ku pas ngritjes së komisionit për verifikimin e akuzave të hedhura ndaj Ismail Qemalit, ky i fundit shpallet i pafajshëm. Dy akuzat kryesore që rëndonin ndaj Ismail Qemalit ishin: E para, se gjëja kishte detyruar një ortodoks të kthehet në fenë muslimane dhe e dyta, se një rus nga Tulça, i burgosur për kryerjen e një krimi, ishte hequr qafe prej tij pasi për të qe interesuar konsulli rus.

Në fund Ismail Qemali do përpiqej që Bullgaria (Rumelia lindore) në këmbim të pavarësisë nga Perandoria Osmane të kishte një qeveri neutrale kundrejt Fuqive të Mëdha./Bota sot

PS: Për detaje tjera mund të lexoni librin "Kujtime" nga Ismail Qemali, shtëpia botuese Toena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat