Zbulohet guri datues i kishës së Shën Dhimitrit në Ngurrëz e Madhe

Historia

Zbulohet guri datues i kishës së Shën Dhimitrit në Ngurrëz e Madhe

Nga: Autor Dr Niko Ferro Më: 9 janar 2017 Në ora: 16:08
Pamje nga Kisha e Shën Dhimitrit në Kasmeas

Para disa kohësh në fshatit Ngurrëz e Madhe, në lokalitetin “Kasembejas”, në brendësi të oborrit të kishës, aty ku ndodhet sot varreza publike e fshatit, u zbulua rastësisht gjatë hapjes së një grope, një pllakë guri e gdhendur me një mbishkrim. Pasi u pastrua mirë, pllaka ka këto përmasa; e gjatë 32 cm, e gjerë 33 cm, e trashë 12 cm. Në pjesën e përparme të saj dallohet një kryq i gdhendur i cili në fund degëzohet. Sakaq në pjesën e përparme ruhet një mbishkrim në greqisht. Aty shkruhet “Drita e Shën Dhimitrit, 22 mars 1817”.

Image
Pamje nga guri i zbuluar në oborrin e kishës

Lind pyetja me të drejtë ç’të jetë vallë kjo datë ?

Ndoshta kemi të bëjmë me gurin që mban datën e ndërtimit të kishës? 

Thuhet që kisha e “Shën Dhimitrit” është rindërtuar mbi themelet e kishës së vjetër me të njëjtin emër. Për fat të keq kisha e vjetër u shkatërrua në vitin 1967. Pikërisht në lidhje me datimin e saj, nuk kemi ndonjë datë e saktë.

Ndërsa pyesim Ikonom Terkion në lidhje me ndërtimin e saj ai na rrëfen një gojëdhënë “Thuhet se dy shekuj më parë çobanët e zonës vendosën të ndërtonin këtu një kishë. Mësojmë gjithashtu se fiset Sylari, Bani, Durri e të tjerë ndihmuan për ndërtimin e saj”.

Ndonëse janë vetëm dy rreshta, ato janë të rëndësishëm për të na treguar se kur u ndërtua kjo kishë. Me gjetjen e këtij guri ndoshta kemi zbuluar edhe datën e ndërtimit të kësaj kishe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat