Der Spiegel: Serbët prej në mesjetë e kanë krijuar karakterin e tyre të paepur dhe viktimizues, ja çfarë shkruante gazeta serbe e Çikagos në 1913

Historia

Der Spiegel: Serbët prej në mesjetë e kanë krijuar karakterin e tyre të paepur dhe viktimizues, ja çfarë shkruante gazeta serbe e Çikagos në 1913

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 2 shkurt 2017 Në ora: 07:10
DER SPIEGEL 30/1992

Krenaria e paepur e shumë serbëve, krijimi i imazhit të tyre si komb i viktimizuar dhe i lënë në baltë nga bota kur të tjerët e vritnin, vjen që nga mesjeta, por që edhe sot e kësaj dite është evidente. Si datën më heroike në historinë e tyre, ata e kanë shpallur një disfatë: Betejën e Kosovës.

Atëkohë, shekulli i 14, nga tokat e sotme të Ukrainës dhe Bellorusisë emigruan serbët në territoret e Ballkanit jugor. Udhëheqësi i tyre, Dushan i madh nga shtëpia e Nemanjiqëve, në 1346 u pagëzua në Shkup të Maqedonisë së sotme si “cari i serbëve dhe grekëve”.

Pushteti i tij shtrihej në Maqedoninë e sotme, pjesë të Bullgarisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Greqisë deri në Korint. Pra kishte në zotërim shumë toka në jug të Serbisë së sotme. Por historiografia serbe deri më sot e sheh Kosovën si territor të saj, peshën kombëtare dhe vendin e origjinës, edhepse mes manastireve dhe varrezave të heronjve të tyre ka gjurmë të popujve tjerë.

Dushani në fakt kërkonte të marrë fronin e Bizantit, që në të njëjtën kohë konkurrohej nga bullgarët. Por atëherë lindi një fuqi e re. Osmanët filluan pushtimet nga Azia e vogël drejt Europës, kur në 1361 pushtuan Edrenen, më pas u shpall si kryeqendra e tyre ndërsa mposhti fuqitë ballkanike të kohës në Betejën e Marisës (1371).

Osmanët u futën në Bullgari dhe mposhtën edhe njëherë serbët në Nish, duke vijuar pushtimet e tyre në veri dhe perëndim. Nga pushtimet e Bullgarisë dhe Shqipërisë, atyre u mbeti të marrin në zotërim edhe trojet e banuara nga serbët. Atëherë u përgatit një betejë me udhëheqës Lazarin për të pritur forcat osmane në Kosovë, 1389. Thirrja e tij ishte: “Kush është serb dhe nuk vjen në Luftën e Kosovës, atij nuk duhet ti mbijë fara, qoftë burrë ose grua.” Atë e ndoqën 100.000 ushtarë por që nuk ishin vetëm serbë, por edhe shqiptarë, boshnjakë, bullgarë dhe vllahë, ku me vetëdije historiografia serbe nuk i përmend. Beteja u zhvillua në Fushën e Kosovës, në ditën e “Vidovdanit”, 28 qershor.

Kur në fushëbetejë u vra Sulltan Murad I, shumë serbe me krenari folën për fitore ku deri kambana e Notre Dame në Paris kishte ushtuar për fitoren e oksidentit kundër pabesimtarëve të orientit. Serbët u vetëparaqitën si shpëtimtarët e Europës.

Megjithatë e vërteta ishte krejt ndryshe dhe Europa duheshte ti presë osmanët deri në portat e Vjenës. Pas vdekjes së Sulltan Muradit, djali i tij Sulltan Bajazidi, po atë ditë mundi krerët e krishterë.  Lazari i kapur rob u dënua me prerje koke si hakmarrje e vrasjes së Sulltan Muradit.

Por kjo ngjarje është vetëm një episodë në historiografinë serbe të pushtimit të Ballkanit. Ata filluan krijimin e eposeve të dhunshme, ngjashëm si këngët Nibelungen për gjermanët, Edda për islandezët ose Kalevala për finlandezët. Miti i tyre, i sqaruar përmes shekujve, janë prezent edhe sot e kësaj dite duke u kthyer në pjesë të karakterit kombëtar serb.

Lazari emërtohet deri në car, ndërsa është shpallur i shenjtë nga kisha ortodokse. Kalorësi Milosh që vrau Sultan Muratin, i është krijuar një baladë përmes së cilës ka “vrarë me dorën e tij 12.000 osmanë” dhe që duhet të bekohet nga Zoti.

Këngët heroike nga Beteja e Kosovës u përhapën aq shumë sa që trazuan penën e fuqishme të Goethe dhe Jacob Grimm e shtynë për të mësuar serbisht; vetë Friedrich Engels i tregonte Karl Marx pjesë nga këto këngë epike, si p.sh. “Vdekja e nënës Jugovic”.

Data e 28 qershorit dhe pasojat e saj

Data e 28 qershorit deri në kohët e sotme ka mbetur ditë mjaft e rëndësishme për historinë serbe: në 28 qershor serbi vrau princin dhe pasardhësin e fronit, Franz Ferdinand (1914), shkaku i Luftës së Parë Botërore, në 28 qershor 1921 u përpilua Kushtetuta e parë e mbretërisë SKS, 28 qershor erdhi ultimatumi i parë i Stalinit ndaj heretikut Tito (1948), Slobodan Milloshevici u betua për Serbinë e madhe dhe filloi luftën në Slloveni (1989) dhe gjithashtu presidenti francez Mitterrand zgjodhi këtë datë për vizitë në Sarajevë (1992)(..).

Në fund të 1913 në Çikagon e largët gazeta e atëhershme serbe Srbobran, do shkruante: "Pasardhësi i fronit austriak pritet të vijë në Sarajevë vitin e ardhshëm. Serbë! Sulmojeni, me çfarë keni në duar, thikë, gurë, bomba, dinamitë. Merrni hakmarrjen e shenjtë. Vdekje dinastisë habsburge!”

Kështu 20 vjeçari serb nga Bosnja, Gavrilo Princip, pjesëtar i partisë Dora e Zezë, vrau me revolverin e tij Franz Ferdinand. Pasojat: Fillimi i Luftës së Parë Botërore./Bota sot

Vërejtje: Artikulli është shkurtuar nga fejtoni i gjatë i shkruajtur në Der Spiegel nga Siegfried Kogelfranz në 1992.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat