Detaje të reja të luftës se si ishin transferuar kufomat e shqiptarëve nga Kosova në Serbi

Historia

Detaje të reja të luftës se si ishin transferuar kufomat e shqiptarëve nga Kosova në Serbi

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 11:13
Trupat e njerëzve të vrarë të cilët ishin të paarmatosur në Mejë dhe Korenicë dhe fshatra të tjera, u gjetën në luginën Reka e Keqe, mirëpo, sipas dëshmive në dispozicion, u hoqën nga pjesëtarët e ushtrisë ish-Jugosllave

Sipas të gjeturave të fundit nga hulumtimi i Fondit për të Drejtën Humanitare në bashkëpunim me Qendrën Ligjore Humanitare, kanë nxjerrë Dosjen “Mbulimi i Dëshmive të Krimit në Kosovë; Fshehja e Kufomave”. Në këtë dosje tregohen saktësisht të dhënat se si u kryen masakrat në Kosovë gjatë luftës së 99’ës. Dosja e pjesën e dytë, flite për transferimin e kufomave nga Kosova në varret masive të Serbisë.

Më 2 shkurt, media  kishte publikuar një pjesë të Dosjes ku flitej për dëshmitë e FDH’së për këto varreza masive në Serbi, në të cilën thuhej se shqiptarët e Kosovës në atë kohë u vranë me plumba në kokë, u zhvarrosën nga Kosova dhe u dërguan në Serbi.

Që nga viti 2001, sipas të gjeturave, në varrezat masive janë gjetur 931 trupa të kosovarëve të vrarë, shumica nga ta civilë që ishin vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Këto varreza masive u gjetën kryesisht në Serbi. 

Sipas Zyrës për Personat e Zhdukur nga UNMIK’u (OMPF), 744 kufoma të shqiptarëve nga Kosova u gjetën në varrezën masive të Batajnicës, vend ky në dalje të Beogradit; të paktën 61 kufoma u gjetën në Petrovo Selo dhe 84 të tjerë u gjetën në liqenin Peruçac. Më vonë, 52 kufoma të shqiptarëve nga Kosova u gjetën në varrezën masive në Rudnicë.

Si u bë transferimi i organeve në varret masive në Serbi

Ushtria dhe policia serbe kishin organizuar transferimin e trupave nga skenat e krimit, me kushtin që të angazhoheshin edhe anëtarët e kompanive lokale të shërbimeve publike, e që me makinat e tyre të transportoheshin në vendin e caktuar, por në ndihmë të iu dilnin edhe civilë dhe pjesëtarë të mbrojtjes territoriale (TO).

Shumica e detajeve të përfshira në këtë transferim të kufomave nga skena e krimit, janë të njohura në lidhje me vrasjen e civilëve në Suharekë.

Mjeku Boban Bobek Vuksanovic, drejtor i Klinikës lokale ambulatore dhe Mirko Gjorgjeviq, banor i Suharekës, 10-15 minuta pas ekzekutimeve, shkuan në picerinë “Kalabrija”, aty u vranë anëtarët të familjen Berisha. Një teknik nga Suhareka, Todor Jovanoviq, pas vrasjeve, i  fotografoi kufomat një nga një brenda picerisë, por edhe në vende të tjera ku u kryen vrasje në Suharekë.

Pastaj, Radojko Repanovic, komandanti i Suharekës, bashkë me mjekun Boban Vuksanovic, Zoran Stanisavjevic – Shef i Departamentit të Mbrojtjes Popullore, kishin urdhëruar oficerët e policisë Velibor Veljkovic, Sreten Jankovic dhe Ivica Novakovic të bënin ngarkimin e trupave nga rruga e Reshtanit dhe piceria “Kalabrija” për në kamion – dhe ata e bënë. Anëtarët e Njësisë së Mbrojtjes Civile bashkë me civilë të tjerë i ndihmuan oficerët e policinë në ngarkimin e kufomave në kamion.

Edhe dy kamionë të tjera kishin marrë kufoma në drejtim të Prizrenit.

Trupat e njerëzve të vrarë të cilët ishin të paarmatosur në Mejë dhe Korenicë dhe fshatra të tjera, u gjetën në luginën Reka e Keqe, mirëpo, sipas dëshmive në dispozicion, u hoqën nga pjesëtarët e ushtrisë ish-Jugosllave

Kapiteni i Brigadës së Artileri së 52’të të Raketave, Nike Peraj, ka thënë në një deklaratë të tij të dhënë për prokurorët e Tribunalit të Hagës, se një komision prej tre anëtarëve u krijua pas ekzekutimit masiv në luginën Reka e Keqe, dhe kjo ishte në krye të pastrimit të territorit dhe mbledhjen e kufomave. Peraj kishte deklaruar se shefi i këtij komisioni ishte Inspektori i lartë sanitar i njohur si Nedja (Nexha), i cili u kishte lëshuar vazhdimisht urdhra Ljubisha Zivkovicit dhe Zhivko Vuksanovic, të cilët ishin pjesëtar të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Kjo tregon se këta të dy persona ishin anëtarë të komisionit në fjalë.

Sipas deklaratës së Perajt, Vuksanovic ishte i veshur me uniformat e të dy grupeve, uniformën e pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ushtrisë ish-Jugosllave. Është e mundur që ky person ishte anëtarë i të dy grupeve, së bashku me 17 persona të tjerë, duke përfshirë edhe ata të nivelit të lartë, oficerin e Ushtrisë Jugosllave në atë kohë, Momir Stojanoviq, i cili ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale e EULEX’it për kryerjen e krimeve kundër popullatës civil. Më pas, ishte lëshuar edhe një urdhër-arrest nga Interpoli kundër këtyre personave

Dëshmitarët e krimeve të kryera gjatë operacionit të njohur si “REKA” në Mejë, Korenicë dhe fshatrat e tjera të Komunës së Gjakovës, sipas dëshmive të tyre të dhëna para Tribunalit të Hagës në rastin Shainoviq dhe Gjorgjeviq, se trupat u ngarkuan në një kamion dhe u dërguan në një lokacion, thanë se Hamdi Alitaj, i cili kishte ngarkuar trupa në kamionë bashkë me djemtë e tij Halit dhe Sabit. Hambi Alitaj kështu i kishte thënë dëshmitarëve, të cilëve iu tregoi se i kishte ngarkuar 412 trupa në atë kamion.

Nike Peraj pati deklaruar se Ushtria jugosllave në atë kohë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, dolën në kërkim më buldozerë në të gjithë Gjakovën, kinse për rindërtimin e rrugëve disa ditë pas kryerjes së ekzekutimeve. Peraj tha se ata e përdorën këtë strategji për heqjen e kufomave.

Mirëpo, Peraj nuk ka folur vetëm për këtë rast. Ai ka përmendur edhe raste të tjera si dëshmi në Tribunalin e Hagës. Për operacionin Reka, në dy gjykimet e bëra nga Tribunali i Hagës, provat e tij u vlerësuan të jenë si “të besueshme”, e që për shkak të këtij konstatimi, “dënimi u miratua”.

Sipas deklaratës së dhënë nga një dëshmitar, ushtria kishte hequr trupat nga Landovica dhe i kishte futur në kamion.

Gjatë dy ditëve (15 dhe 16 prill, 1999), forcat serbe vranë 40 civilë shqiptarë në Sllovi. Pas dy javësh, më 29 dhe 30 prill 1999, ushtria e ish-Jugosllavisë, në pajtim me rregullat, kishin zhvarrosur 16 trupa nga dy varreza masive. Zhvarrosja dhe analizat e mjekësisë ligjore janë kryer me urdhër dhe nën mbikëqyrjen e gjyqtarit hulumtues përgjegjës nga Gjykata Martial në Prishtinë, Zoran Saveljic, pas së cilës trupat iu dorëzuan familjeve.

Anëtarët e Ushtrisë Jugosllave kishin arritur në Sllovi në fund të majit të vitit 1999 dhe kishin zhvarrosur trupat e 15 personave që u vranë në prill. Ata u zhvarrosën nga varret ku i kishin varrosur familjet e tyre, u ngarkuan në kamionë dhe morën drejtimin e panjohur. Gjatë vizitës në këtë vend më 23 korrik të vitit 1999, hulumtuesit e Organizatës për të Drejtat e Njeriut, vunë re se toka ishte hapur, ku kanë gjetur edhe pjesë të rrobave të të vrarëve, dëshmi kjo që i konfirmon të thënat e qytetarëve të këtij fshati në lidhje me heqjen/largimin e trupave nga varret.

Mbetjet mortore të 15 viktimave, të cilat Ushtria ish-Jugosllave u çeli varret në Sllovi dhe nuk dihet se nga kanë shkuar, janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë. (Për varrezën masive të Batajnicës, Gazeta Express ka shkruar në artikullin e datës 1 shkurt).

Brigada e blinduar e Ushtrisë ish-jugosllave, ajo e 15’a, ishte në krye të një pjese në Komunën e Lipjanit. Po të njëjtit, kishin për detyrë ta bënin një pastrim të tillë të tokës nga kufomat. Udhëheqësi i këtij ekipi ishte një komandant i njohur me emrin Milinkovic.

Punonjësit e kompanive lokale të shërbimeve publike në Kosovë kanë qenë të angazhuar për heqjen e trupave nga skena e krimit, të cilët po ashtu ishin të rekrutuar nga Ministria e Punëve të Brendshme serbe dhe Njësia e Mbrojtjes Civile. Ka prova që tregojnë se anëtarët e kompanive të shërbimeve publike, ose anëtarët e Njësisë së Mbrojtjes Civile, kanë marrë pjesë në heqjen e kufomave jo vetëm në Suharekë, por duke ndjekur krimet e kryera edhe në Gjakovë dhe Lubeniq.

Nuk ka asnjë informacion shtesë në lidhje me çfarë ka ndodhur me trupat e njerëzve të vrarë në Vushtrri, Fushë Kosovë, Pejë, Nakarde. Këta trupa thuhet se u larguan nga vendi menjëherë pas ekzekutimit.

Gërmimi i trupave – Nga varret masive në Kosovë deri te transportimi i tyre në Serbi

Përpara se të transportoheshin në Batajnicë, trupat e civilëve të vrarë shqiptarë të Kosovës, u varrosën në varre masive, të quajtura fillore, të Kosovës.

Është një fakt i njohur se trupat e civilëve të vrarë në Suharekë u varrosën në Korishë, afër Prizrenit, menjëherë pas gamës së të shtënave të ekzekutimit. 105 kufoma u varrosën në po këtë vend nga Ushtria jugosllave, mirëpo, sipas deklaratave, thuhet se disa nga kufomat që u vranë në Landovicë, u sjellën në po këtë zonë – Korishë.

Një numër i trupave të njerëzve të vrarë në Suharekë, së bashku me dhjetëra trupa të tjerë të paidentifikuar, u nxorën nga toka ku ishin varrosur në fillim të prillit të vitit 1999. Anëtarët e policisë dhe Njësisë së Mbrojtjes Civile morën pjesë në gërmimet, saktësisht në dy varre masive, për të cilën kishte dëshmuar një punonjës i kompanisë publikë në Prizren “Higjiena”, Ali Gjokaj. Ai ishte rekrutuar nga Njësia e Mbrojtjes Civile në fillim të intervenimit të NATO’s, ku më pas dëshmoi para Tribunalit të Hagës, si dhe para Gjykatës së lartë në Beograd për këtë çështje.

Sipas deklaratës së tij, një mbrëmje në fillim të prillit të vitit 1999, trupat ishin nxjerrë nga dy gropa të cilat ishin në zonën e poligonit të qitjes dhe ato kufoma u ngarkuan në dy kamionë – rreth 80 deri në 90 trupa të burrave, grave dhe fëmijëve. Ai ka thënë se vetëm nga gropa e parë u nxorën 80-90 trupa të burrave grave dhe fëmijëve. Ai ka treguar se ishte i angazhuar në ngarkimin e trupave të kësaj grope, kishte për detyrë që t’i ngarkonte në një makinë “Mercedes”, e cila kishte një frigorifer kamion pa tabelat e regjistrimit të automjetit.

Punëtorët e kompanisë/ndërmarrjes së Shërbimeve Publike nga Prizreni, thuhej se u rekrutuan nga Njësia e Mbrojtjes Civile për të ndihmuar në gërmimin e trupave dhe ngarkimin e tyre mbi kamionë.

Ata punuan me urdhër të lëshuar nga drejtori i kompanisë “Higjiena”, Jovan Vujicic, i cili në atë kohë ishte oficer i policisë rezervë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi. Gjithashtu, punëtorët morën urdhër edhe nga një prej krerëve të kësaj kompanie, Budimir Spasiq, i cili u shfaq në poligonet e qitjes, aty ku u zhvarrosën trupat, me uniformë ushtarake.

Gropa e dytë gjendej 15-20 metra larg gropës së parë, ku oficerët e policisë filluan nxjerrjen e trupave me ndihmën e një ekskavatori dhe pastaj i ngarkuan në kamionë. Përveç dy ekskavatorëve dhe dy kamionëve frigorifer, katër apo pesë automjete të policisë të tipit Pizgauer gjithashtu ishin të pranishme. Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kishin marrë pjesë në zhvarrosjen e trupave, por edhe kishin përdorur pajisjet dhe automjetet e policisë për këtë qëllim.

Pas kësaj, Gjokaj, që kishte marrë pjesë në zhvarrosjen e trupave, tha se vendshkarkimi u bë në fshatin aty pranë, në Shpenadi. Ai tha se këtë urdhër përsëri e kishin dhënë Spasiq dhe Vujicic. Ata kishin zhvarrosur rreth 30-40 trupa nga ky vend dhe i kishin ngarkuar ato në një kamion më të vogël. Ai ka treguar se në kontroll ishin edhe rojet në këmbë të policisë.

Trupat e viktimave nga Meja, Korenica dhe fshatrat e tjera, por edhe nga Reka e Keqe, u varrosën në disa varreza kryesore në afërsi të Gjakovës.

Njeriu që operonte ekskavatorin dhe që ishte punonjës i një kompanie private të ndërtimit, dëshmoi nën masat e mbrojtjes, me pseudonimin K72 para Tribunalit të Hagës. Ai foli në lidhje me pjesëmarrjen e tij në nxjerrjen e kufomave në periudhën nga fundi i prillit deri në fund të majit të vitit 1999, saktësisht në tri vende – në afërsi të urës në Bistrazhin, në varrezat në Brekoc dhe në fshatin Guskë. K71 tregoi se ishte pjesëmarrës në gërmimet në këto tri vende dhe se ishte njëri ndër personat e dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët e organizuan këtë aksion.

Në tri rastet, policia serbe e kishte siguruar territorin; dëshmitari tha se trupat u nxjerrën nga toka me ndihmën e një ekskavatori, disa njerëzve, të cilët ai i përshkroi si romë, të cilët i ngarkonin trupat në kamionët që morën drejtim të panjohur.

Sipas deklaratës së dëshmitarit K71 thuhet se kamioni mbante trupat e Brekocit, dhe po i njëjti gjatë rrugës së tij, ishte ndalur në pompën e benzinës në udhëkryqin që nganë Prishtinën dhe Gjakovës, duke marrë rrugën për Prizren.

Rreth 100 deri 120 trupa u zhvarrosën në vendin pranë Urës në Bistrazhin. Numri i trupave të zhvarrosur në Brekoc ishte shumë i madh, ndërsa, dhjetëra trupa të tjera u zhvarrosën edhe në fshatin Guskë, gjegjësisht në afërsi të një pompe të këtij fshati. Të gjithë të zhvarrosurit thuhet se ishin burra të veshur me rroba civile dhe midis 30 deri 50 vjeç.

Gërmimet për kufomat u përfunduan në fund të majit të vitit 1999. Dëshmitari ka treguar se ishte kërcënuar nga një pjesëtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë se nëse flet diçka në lidhje me këtë rast ai “do ta vrasë”. Dëshmitari beson se operacioni për zhvarrosjen e trupave u miratua nga dikush që mbante një pozitë të lartë shtetërore.

Nuk ka informacione se nëse trupat e viktimave të vrara janë edhe nga Komuna e Fushë Kosovës. Gjatë intervenimit të NATO’s, në po atë kohë, janë çelur edhe dy varreza masive në afërsi të hekurudhës në fshatin Nakarde. Pjesëtarët e forcave serbe, si dhe njerëz të veshur me uniforma me ngjyrë të portokalltë të një kompanie të kësaj komune, kanë marrë pjesë në këtë gërmim.

Kur bëhet fjalë për krimin e kryer në fshatin Nakarde, dëshmitarët thonë se ata vunë re dy oficerë të policisë dhe katër persona të tjerë që thuhej se ishin romë, kishin kryer gërmimin në fshatin Nakarde me ekskavatorë. E gjithë kjo ndodhi në periudhën kohore ndërmjet 20 majit dhe 30 majit të vitit 1999, në afërsi të varrezave të fshatit Pomazatin afër Fushë Kosovës. Ngarkimi dhe shkarkimi u bë me kamionë që kishte vija të kuqe dhe të portokallta. Pas luftës, pjesëtarët e KFOR’it norvegjez kishin gjetur sendet personale të anëtarëve të familjes Mirena po në këtë lokacion.

Nuk ka asnjë informacion në lidhje nëse viktimat nga Sllovia, Lubeniqi, Gjakova, Peja, Vushtrria dhe vendet e tjera, janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë. Këta trupa fillimisht u varrosën diku në Kosovë, e më pas u zhvarrosën dhe u varrosën diku tjetër.

Viktimat nga vendet e përmendura nuk janë gjetur në Batajnicë, të cilët ende janë të regjistruar si të zhdukur.

Origjina e kufomave të gjetura në varrezën masive në Petrovo Selo të Serbisë

Organet e civilëve të vrarë pas 28 marsit të vitit 1999 në Komunën e Skenderajt, Gllogocit, Klinës dhe Gjakovës, janë gjetur në dy varre masive në Petrovo Selo. Trupat e ushtarëve të UÇK’së, të cilët u vranë në malin Beleg në fund të majit, ishin vëllezërit nga familja Bytyçi. Ata u varrosën në varrezën masive në Petrovo Selo në korrik të vitit 1999.

Izbica (Komuna e Skenderajt)

Vrasja e të paktën 115 civilëve shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve kishte edhe gra, më 28 mars 1999

Krimi në Izbicë është kryer nga operacioni i Ushtrisë ish-Jugosllave dhe pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ky krim është kryer saktësisht nga Njësia Speciale e Policisë, departamenti 35 dhe 85. Ushtria jugosllave e asaj kohe kishte marrë pjesë në këtë masakër.

Mbetjet mortore të 29 viktimave nga Izbica, u zhvarrosën në Petrovo Selo, ndërsa trupat e 82 viktimave të gjetura në vendet e tjera të Kosovës, katër prej tyre janë ende të regjistruar në Listën e Personave të Zhdukur të KNKK’së.

Komuna e Gllogocit

Vrasja e të paktën 14 burrave nga zona e Gllogocit

14 burrat e vranë në Gllogoc fillimisht ishin të burgosur më 30 prill të vitit 1999 në fshatin Krajkovë, pastaj u dërguan në fshatin Gllabar dhe për herë të fundit u panë më 14 qershor të vitit 1999.

Dëshmitarët pohojnë se, gjatë qëndrimit në Krajkovë, shqiptarët e burgosur janë mbajtur nga anëtarët e policisë serbe, divizioni 37’ë. Ata me pas u dërguan në fshatin Gllabar e që ishin nën kujdesen e Armatës Jugosllave. Kjo e fundit kishte urdhëruar dërgimin e tyre me kamion në një lokacion të panjohur. Po këta trupa më vonë u gjetën në varrezën masive në Petrovo Selo.

Emri i një viktime është ende i regjistruar si i zhdukur në Listën e Personave të Zhdukur të KNKK’së.

Mali Beleg

Vrasja e 15 ushtarëve të UÇK’së më 24 dhe 25 maj 1999, gjatë betejës në Qafën e Bogiçës

Anëtarët e UÇK’së u vranë në një pritë nga forcat serbe. Në po atë zonë atëkohë ishte e vendosur Ushtria ish-Jugosllave, gjegjësisht në Komunën e Deçanit, e që përfshinte edhe zonën e malit Beleg.

Mbetjet mortore të 14 ushtarëve të UÇK’së janë vrarë në malin Beleg dhe u zhvarrosën në Petrovo Selo, ndërsa një viktimë ishte varrosur në fshatin Kodrali pas konfliktit në Kosovë.

Petrovo Selo (Komuna e Serbisë Kladovo)

Vrasja e vëllezërve Mehmeti, Agron dhe Ylli Bytyçi, të cilët u vranë nga Njësia Speciale nga Qendra e Trajnimit në një ditë të paidentifikuar, dihet se vrasja ndodhi pas 8 korrikut të vitit 1999.

Vëllezërit Bytyçi ishin në duart e policisë edhe para se të vriteshin. Oficerët e policisë, Sreten Popovic dhe Milosh Stajanovic, u gjykuan para Dhomës së Krimeve të Luftës në Beograd për këtë krim, mirëpo ata u liruan nga të gjitha akuzat nga prokurori i krimeve në atë kohë, Vladimir Vukçevic.

Mbetjet mortore të vëllezërve Bytyçi u zhvarrosën në Petrovo Selo.

Vrasjet e civilëve nga fshatrat Krnjince (Komuna e Klinës), fshati Kralan (Gjakovë), Kopiliq i Poshtëm (Skenderaj), Krajkovë (Gllogoc), u zhvarrosën në po këtë varr masiv në Petrovo Selo. Thuhet se ishin shtatë viktima të zhvarrosura në këtë lokacion, e që ishin nga këto vende të lartcekura.

Këto të gjetura janë bërë në bashkëpunim me dëshmitarët të cilët ishin pjesë e transportimit të kufomave të gjetura në varrezat masive në Serbi.

Shumica e kufomave të gjetura në varrezat masive nuk ishin vetëm meshkuj, kishte edhe gra dhe fëmijë. Shkaku i vdekjes së tyre kryesisht ishte plumbi në kokë, e cila tregon se viktimat nuk u vranë gjatë luftimeve, por u ekzekutuan jashtë frontit të luftës në atë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat