Gjendet testamenti i Aleksandrit të Madh 2 000 vjet pas vdekjes

Historia

Gjendet testamenti i Aleksandrit të Madh 2 000 vjet pas vdekjes

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 16:26
Aleksandri i Madh

Eksperti nga Londra, David Grant, ka zbuluar testamentin e “humbur” të sunduesit Aleksandri i Madh nga Maqedonia e vjetër, si pjesë e një libri, dhe thotë se “ai ka qenë para syve tanë gjatë gjithë kohës”.

Shkrimi në të cilin zbulohen planet e perandorit për të ardhmen, dëshirat e tij dhe kërkesat se si ai të varroset, ishte pjesë e librit Romanca e Aleksandrit. Gjeneralët e ushtrisë së tij kishin luftuar me dekada mes vete se kush do të marrë udhëheqjen e vendit, ndërsa në testament shkruhet se perandoria i ndahet dy djemve të tij.

Thuhet se testamenti ishte manipuluar nga ata sepse nuk dëshironin që djali i tij me nënë nga Azia, vend që ata e kishin pushtuar, të ishte udhëheqës i tyre. Romanca e Aleksandrit, vepër kjo shumë e vjetër ishte neglizhuar nga shumë studiues dhe pjesa e testamentit mendohej se ishte vetëm një plan lufte për vendin.

Image
Testamenti
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat