Histori, çfarë ka ndodhur më 12 shkurt?

Historia

Histori, çfarë ka ndodhur më 12 shkurt?

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 07:40
Ilustrim

1502 - Myslimanët e Granadës, Spanjë, detyrohen të kthehen në të krishterë. Popullsia myslimane kaloi në ilegalitet, duke fshehur besimin dhe zakonet nga autoritetet spanjolle për t’iu shmangur vdekjes a ekzekutimit. Edhe në rrethana të tilla të vështira, “moriskos” (siç i quanin spanjollët myslimanët e tyre) ruajtën besimin për dekada.

Kjo bëri që më 1609, mbreti Phillip të nënshkruante dekretin për dëbimin e myslimanëve nga Spanja. Atyre iu dha 3 ditë afat për të mbledhur plaçkat dhe për të hipur në anije të destinuara për në Afrikën e Veriut ose në rajonet e Perandorisë Osmane – rreth 500 mijë myslimanë ikën.

1719 - Më Amsterdam themelohet firma Onderlinge van 1719 u.a., kompania më e vjetër (ende në ekzistencë) e sigurimit të jetës në Holandë. 1809 - SHBA; Lindi presidenti më i admiruar - Jeta e tij i ngjan vetë Amerikës; nga fëmije i zakonshëm, lindur në kasolle, u rrit të bëhej presidenti XVI i Shteteve të Bashkuara. Studioi shumë, vetë, nën dritën e zjarrit në vatër për t'u bërë avokat pastaj burrë shteti.

Është fjala për Abraham Linkolnin, një nga presidentët amerikanë më të nderuar, që i shërbeu vendit në kohët më të turbullta; afati i presidencës së tij (1861-1865) përfshiu Luftën Civile; Çlirimin e skllevërve.

1850 - Dorëshkrimi origjinal i fjalimit të lamtumirës së presidentit George Washington shitet për 2 mijë e 300 dollarë. 1931 - Radio Vatikani fillon transmetimet e saj. Programi u hap nga shkencëtari i njohur, Guglielmo Markoni, i cili ia dha mikrofonin Papa Pius XI për të përuruar Radio Stacionin e Shtetit-Qytet të Vatikanit. Sot, Radio Vatikani ofron programe në 34 gjuhë (përfshi shqip) në valë të shkurtra, valë të mesme, FM, dhe satelitore. Urdhri Jezuit u ngarkua me menaxhimin e Radio Vatikanit që nga fillimi i saj në vitin 1931.

1949 - Panik në Quito, Ekuador, pasi drama "Lufta e Botës" u luajt në radio. 1949 - Një avion i paidentifikuar bombardon Jeruzalemin. 1950 - Albert Einstein paralajmëron kundër bombës me hidrogjen.

1994 - Piktura "Scream" e Edvard Munch vidhet në Oslo. 2002 - Gjyqi i ish-presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçit fillon në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë. Millosheviçi vdiq katër vjet më vonë (2006), para përfundimit të gjyqit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat