Aqif Blyta dhe Rugovasit në luftën e Pazarit

Historia

Aqif Blyta dhe Rugovasit në luftën e Pazarit

Nga: Fazli Sh. Muriqi-Alias Bajraktari Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 22:58
Aqif Blyta 1887-1945. Mulla Jakup Kombi 1869-1945.

Luftrat e nje pasnjëshme  gjatë  Gjithë   të  kaluares  tonë   Historike  ishin të  medha  si në  nivel kombëtar,ashtu edhe për nga heroizmi  luftarak, të  cilat qiten në  shesh  figura të  shumta historike siq e kemi tani Aqif Blytën  bashkë  me Luftën e Pazarit dhe rugovasit në  mbrojtjën e Pazarit të  Ri me rrethinë.

Aqif Blyta i lindur në  Pazar të  Ri në  vitin 1887. Ishte me prejardhje nga Gjakova  dhe rrjedhe  nga një  familje  e njohur për mbrojtje të  kauzës  Kombetare.  Është  Njëri  prej Udhehëqesve me  të  njohur të  Sanxhakut qe nga vitet 1920. Vendosmeria, guximi e mençuria  e keti burri trim,sypatrembur bëri qe  Aqif Blyta të  ishte  gjithënjë  në  krye të  çdo levizje  për çlirimin e trojeve shqiptare në  keto anë  nga pushtuesit sllav. Ai në  zgjedhjet e vititi 1928,ishte njëri prej kandidateve  të  propozuar për mbrojtjën e interesave të  popullit për Pazar të  Ri e me gjëre. Aqif  Blyta ishte i njohur për qendrimet e tija si politike ashtu edhe luftarake  edhe nga pushtuesit sllav  keta të  fundit  e  arrestojne   në  hyrje të  Mitrovicës, të  cilin e dergoin në  burgun e Tregut të  Ri,apo thënë  ndryshe Pazarit te  Ri.  Në  burg e mbajne  mase kater muaj pas zgjedhjeve. Në  ketë  Kohë  Përveç Aqifit ishin burgosur edhe shume  figura shqiptare  të  njohur  për mbrojtje në interesave kombetare. Në  mesin e të  burgosurve ishte edhe njëri prej bashkë puntorve me të  ngusht të  Aqifit, Fehrat Draga të cilin nën arrest e kishin  mbajtur mase tri vite. Ishin keto kohrat me të  veshtira  të  cilat i përjetonte  populli shqiptar pas ketyre zgjedhjeve. Dhuna e terrori nuk kishin të  ndalur.  E terë  Kjo behej  me qellim të  shtyrjës se shqiptarve qe ti leshojnë   trojet e tyre etnike dhe të  shprengulen për në  Turqi, gjë e cila edhe kishte filluar  të  realizohej për shkak të  vuajtjeve  të  medha nga pushtuesit sllavo- karpatian.  Aqif Blyta sapo lirohet nga burgu shkon në  shkup për tu takuar me bashkë  veprimtaret e ti të   Idealit  për të  ndermarr diçka për të  ndaluar shprenguljën  e shqiptarve  për në  Turqi. Pas takimit me shoke , me propozimin e Aqif Blytës, Mas-har beut i  shkruajn nje   leter  të  cilën ia dergoin në Stamboll  dhe kerkoin nga Mas-har Beu qe të  ndermarr diçka lidhur me shprenguljën e shqiptarve  për në  Turqi  dhe  me ndermjetesimin e ti  ti mbyllin kufijt  për emigrantet  shqiptar  gjë e cila edhe realizohet.

Në  zgjedhjet e vitit 1931,përseri  Aqif Blyta ishte  kandiduar për  deputet. Përseri pushteti serb në  krye me Krajl  Aleksandrin japin një far konstitute dhe mbajn zgjedhjet me vota të  hapta vetem e vetem për të  mos e lejuar Aqif Blyten qe të  bëhet deputet. Edhe pse Aqifi nuk e kishte  fituar te  drejtën për deputet në  parlamentin Jugosllav, për  ti mbrojtur interesat e popullit shqiptar, autoriteti i Aqif Blytës  vetem sa ishte ngritur tek bashke kombasit e ti jo vetem në  Pazar të  Ri  por kudo në për viset shqiptare. Fjala e tij ishte vendimtare kudo dhe për kedo.

Qeveria serbe e vetedijshme për  veprimtarin e keti burri të  Pendes e të  Pushkës dhe të  friguar se në  zgjedhjët e radhës  të  vitit 1933, ai do të  fitoi për deputet,hartoin planin për likuidimin e ti fizik. Më 26 janar të   keti viti,natën kur  ishte duke hyre  në  shtepinë  e ti, para derës, dy të  panjohur nga prapa e sulmojn me Sopat duke ia shkaktuar dy plage ,njërën në  kokë   e tjetrën  në  Krah. Edhe pse i plagosur Aqifi arrin tua marr sopatën dhe armën qe kishin  dhe të  shpetoi nga vdekja e sigurt. Aqif Blyten e dergoin ne  Spital për sherim. Me  të  marrur lajmin populli i Pazarit-Tregut të  Ri  me rrethinë ishin ngritur në   demonstrata me mijra njërz.

Edhe në vitin  1938,Aqif Blyta kandidohet për deputet në krahinën e Tutinit. Përseri serbet e burgosin  me qellim qe të nderprejnë  veprimtarin e tij dhe të mos e lejoin zgjedhjën e tij për deputet. Në ditën e zgjedhjeve e lirojnë me ndihmen e Spasos dhe të Fehrat Dragës. Lirimin e tij populli i asaj krahine e kishte pritur me nje gezim të papar. Të nesermen Aqif Blyta ishte zgjedhur deput për herë të dytë në paralamentin Jugosllav. Vendosmeria e keti burri të shquar në luftë për çlirimin e trojeve shqiptare edhe përkunder ndjekjeve,burgosjeve e reprezaljeve nuk e gjunjëzuan për asnje moment,por në të kundertën vetem sa e kaliten dhe e bëne edhe me të fort i cili nuk pushoi se vepruari e luftuar në mbrojtje të kauzës kombetare. Vitet kalonin e kohrat kishin filluar te ndryshonin në favor te popullit shqiptar  në përgjethesi,e në veçanti në viset shqiptare qe ishin të pushtuar nga pushtuesit sllav.

Kapitullimi i Jugosllavis; se Versajes  me  6 prill  1941,bëri qe disa vise shqiptare  të   kalojnë nën administrim Gjerman.  Një   fat të  tillë  e pati edhe Pazari i Ri bashke  me Podujevën,Vushtrrinë ,Mitrovicën  e vise tjera për  rreth tyre. Pushteti  Gjerman për Shqiptaret  ishte  me i favorshem sesa ai Italian dhe ai Bullgar edhe pse  ata  në  një   fare forme ishin pushtues, ndersa në  anën tjeter ishin edhe çlirimtar pasiqe  pushtuesit me të  pa skrupullt,ata sllav na i hoqen qafe por fatkeqsisht për një  kohe   të  shkurter.

Me  21 prill të  viti 1941, në  Mitrovicë  u mbajt një  mbledhje  e cila u quajt Marraveshja e Mitrovicës, të  cilën e udhehiqte Koloneli  gjerman Fridrih Gregor Eberhart,komandant i Divizionit  të  60  të kembesorisë  dhe komandanti Viktor Bart Kolonel.

Në  ate mbledheje ishin të  ftuar  të  gjithë  Perfaqesuesit e viseve  qe i takonin administrimit Gjerman e ku merrnin pjesë edhe shume  figura tjera kombetare  edhe nga viset tjera shqiptqre. Mitrovicën e perfaqesonte Xhafer Deva, për Sjenicë   Ishin: Omer Gjini e Emin Qerkezi, për Vushtrri  Jahja Haxhi Xhemajli, për  Pazar  të   Ri  Aqif Blyta e Ahmet Daci. Për Prishtinë   komandant ishte Iljaz Agushi, per Llap Hoxhe  Visoka, ndersa për Drenice  Isuf Gradica, kurse nga Peja  ishin vellezerit:  Sefedin e Xhevat Begolli dhe Pater  e Pal Lorenci. Pas përfundimit të kesaj mbledhje dhe vendimeve të marrura në të qe Aqif Blyta e priste me pa durim,ai menjëherë shkoi në Pazar të Ri,Tutin,Sjenice e Tregovishtë-Rozhaje dhe ngriti Flamurin Kombetar shqiptar. Me pas Aqif Blyta në Pazar të Ri ngriti administratën shqiptare. Në fillim të gushtit 1941,Qeveria shqiptare me seli në Mitrovicë nxorri urdheresën për rregullim dhe administrim të Kosovës. Sipas kesaj urdhërese Pazarit të Ri i ipej e drejta për shkollim dhe arsimim në gjuhën shqipe e qe ishte nën mbikqyrjen dhe kontrollin e përhershme të Krajsk-komandës Gjermane. Pas ketyre vendimeve shume të rendesishme për popullin shqiptar qe atehere ishte 95% shqiptare,nëPazar të Ri. Pas të gjitha ketyre në Pazar të Ri u mblodhën shume udheheqës shqiptar në krye me Xhafer Devën, Aqif Blytën, Mulla Jakup Kombin, Pajazit Boletinin, Shaqir Zhubin,Xhemajlin Konicën e të tjere, ku hapen shkollën shqipe të cilën e pagezuan me emrin “Naim Frasheri” dhe ndrrimin e emertimeve të rrugve ku u vihen emrat e figurave  me të njohura shqiptare si ajo e Skenderbeut-Gjergj Kastrioti,Isa Boletini, Bajram Currit e të tjerë.

Pas të gjitha këtyre veprimeve e qe protagonisti kryesor i ketyre të bemave ishte Aqif Blyta e qe pas plot gjashte muajsh,ushtria Gjermane terhiqet me 27 shtator 1941,nga Pazari i Ri me çrast keto vise mbeten nën mbrojtjen dhe administrimin shqiptar.

Pas ketyre vendimeve të lartepermendura,dhe pas terheqjës se forcave Gjermane,serbet nuk  ishin pajtuar me keto vendime,andaj edhe sulmuan kufirin verior të Kosoves ku edhe dogjen disa shtepi në fshatrat Ceraj,koshtove të Vllahise e në Bistrice. Ato sulme serbe udhehiqeshin nga kriminelet:  Vana Drakanoviç,Zhika MarkoviçI e Koste Peçanci. Keto sulme ndodhen në fund të shtatorit të vitit 1941. Hovin e ketyre sulmeve në fillim e ndalin forcat vullnetare me ne krye me Islam Barutin, Pajazit Boletinin, Ahmet Selacin, Mehmet Gradicen, Ukshin Kovaçicën etj.

Pas ketyre deshtimeve të planeve serbe në krye me çetnikët e Rashkës vendosin qe të sulmojn,respektivisht pushtojnë Pazarin e Ri. Aqif Blyta i cili ishte në krye të Pazarit të Ri me rrethinë dhe i vetedijshem për qellimet serbosllave, organizoi forcat vullnetare për mbrojtje. Në fillim në mbrojtje u vune mase 1000 burra luftetar shqiptar. Më kete mbrojtje Aqif Blyta ju tregoi forcave sllavo -çetnike se Pazari i Ri është tokë shqiptare të cilën nuk do ta leshojm për të gjallë. Duke i pasur të njohura apetitet e pushtuesve sllav për tokat  shqiptare, dhe planet luftarake të tyre siç tregonte Hysën Zotriti,pjesëmarrës i  luftës se Pazarit,i  cili tregonte se Aqifi informatat e sigurta i merrte nga vete serbet të cilët i paguante me qmime të medha parash.   Aqif Blyta nuk ndalet me kaq,ai bashke   me Mulla Jakupin, Shaqir Zhubin, Bik Dreshin, Xhemajl Koniçaninin, Ali Qilergjiqin e të tjerë qe ishin në perkrahje të luftrave shqiptare për bashkim dhe njohën e Qeverinë e Tiranës si pushtet të vetin për çka edhe u inkuadruan në strukturat organizative të saj dhe kerkuan ndihme nga Qeveria shqiptare dhe forcuan njesitet e tyre vullnetare,të cilat në rast luftë ishin në përberje të ushtrisë se rregullt shqitare. Nga të dhënat e terenit kemi mesuar se njesitët  vullnetare të atyre viseve ishin të udhëhequra nga Hyseni i Hukajve për Ugell,  Xhemajl Konica për Koniç, Iljaz Brezhanini për Brezat e Peshterit, Adem Qaush Terrtovci, Ali Qilergjiqi, Vellezerit Rifati e Isufi (…) për Pazar të Ri,Nazim Plojiqi për Llukar e Krushevë, Qamil Prashqeviqi për Sjenicë. Më njësitet e veta vepronin edhe Adem Efendia dhe Bik Dreshi,ky i fundit e kishte njësin e ti qe me pare dhe ishte njëri prej luftetarve me të njohur të asaj anë. Ky organizim  i palës shqiptare për mbrojtje i shtyri serbet qe të ndalën dhe të kerkojne bisedime  me palën shqiptare,për çka edhe ishin marrur vesh qe tokat shqiptare të mos i sulmojn dhe ti njofin kufijt e vjeter siq i quanin atehëre turko-serb dhe Tregu-Pazari i Ri të mbetet ashtu siq ishte nën udheheqjën  shqiptare. Pala serbe keto bisedime i kishte berë sa duket vetem për sy e faqe dhe qe të fitoi në kohë dhe për të sulmuar në befasi. Keshtu ata nuk kishin vonuar shume dhe kishin sulmuar Vonicën katund afer Pazarit. Aty dogjën shume shtepi dhe vranë disa shqiptar. Ndersa në anën e Dagopolames dogjën dhe plaqkitën nent katunde . Pas atyre sulmeve  Aqif  Blyta ishte vu në balle të forcave vullnetare te cilat ishin formuar me pare,ku me 15.tetor 1941 i fillojn kundersulmet dhe pas 24 ore luftimesh  forcat vullnetare shqiptare kishin marrur përseri ato territore dhe vendosin Flamurin Kombetar. Pala serbe e cila nuk mund të pajtohej me  humbjën e atyre territoreve,apo siq thonin ata për shpetimin e tokës se shkombetarizuar Sanxhakun  hartoin planin ushtarak për  zbatim ku ishin angazhuar Mashan Gjuroviqi, zbatues i përpiket i urdherave  të kryeçetnikut Drazha Mihajloviqit. Njëri prej ketyre dimensioneve kryesore të ati plani ishte masakrimi i popullatës ide e Drazha Mihajloviqit (kete e vertetojn edhe dokumentet serbe).  Nga të dhënat e terenit del se Mashan Gjuroviqit për realizimin e keti plani iu kishin bashkangjitur edhe Branko Raketiqi,Bozha Sharkoviqi nga Rashka, Spasoje Niqiforoviqi nga rrethi i pazarit të Ri, Gruja Mortac etj. Ky i fundit si intelektual, qe emruar për të zbatuar planet  në terrën. Ishin keto forca çetnike qe vran e masakruan gra,pleq e femijë rreth Pazarit të Ri e qe tani për synim kishin Pazarin.  Forcat vullnetare shqiptare në krye me Aqif Blytën,Mulla Jakupin,  Bik Dreshin, Xhemajl Konicën e të tjerë ishin vu në mbrojtje të Pazarit dhe nuk e lejuan një gjë të tille.

Pas të gjitha ketyre,ma në fund përseri serboçetniket sulmojn. Natën 3 e 4 nentorit në rojë ishte Hyseni i Hukajve  nga Uglla me njësin e tij. Në agun e pare të 4 nentorit Hyseni i dikton forcat armike të cilat po i afroheshin Pazarit, për çka edhe i njoftoi forcat mbrojtese të cilat me të marrur lajmin ishin pozicionuar për mbrojtje. Beteja kishte filluar të Kisha e Stupcës ku ndeshën forcat çetnike me forcat mbrojtëse shqiptare,këto të fundit udhëhiqeshin nga Bik Dreshi njëri prej luftëtarve me të zeshëm të asaj anë përballe armikut. Sipas deshmitarve  të kohës dita e 4 nentorit ishte ditë me mjegull të dendur sa qe nuk mund ta njifnin njëni tjetrin dhe se ku ndodheshin. Keshtu pat ndodhur edhe me Bik Dreshin i cili me forcat e veta ishte futur në pozicionet  e armikut. Vete Biku i kishte shpetuar armikut fale gjeturisë se tij dhe njohjës se gjuhës se tyre. Ai gjatë kesaj bisede edhe pse në mesin e armikut në bised e siper u thoshte se është nga pala e tyre. Biku kishte arritur ti njoftoi edhe bashkeluftetarët se ishin futur në mesin e forcave armike. Ishte kjo një betejë e rrept dhe e pa barabart ku nga pala shqiptare ishin diku rrethe 1000 luftetar e nga ajo e armikut  2000. Edhe pse pala armike për nga numri ishte dy fishe me shumë ata,psoi humbje të papar,ku vetem Bik Dreshi kishte arritur ti vriste hiq me pak se 16 veta,të cilve edhe ua kishte marrur kokat për tua treguar bashkëluftetarve. Në këtë betejë pati të renë edhe nga pala shqiptare si: toger Hysën Llakiqi, Avdullah Rozhaja, Hysën Basha, Mehmet Hajdar Agiqi, Faik Koshuta, Jahë Jusuf Ramusoviqi, Hashim Kapetanoviqi, Alush Aga, një polic me ëmrin Murat dhe dy të tjerë.  Xhemë Plojiqi i cili ishte plagosur, në spital e kishte helmuar një mjek serb nga Kroacia i njohur si Dr. Vlladiqi, i cili në spital ndrron jetë. Serbet të cilët ishin ndjekur nga pala shqiptare ishin larguar nga vija kufitare por prap se prap nuk ishin pajtuar me humbje. Ata përseri nën udhëheqjën e çetnikve të lartëpërmendur u organizuan në përmasa shumë me të mëdha për të sulmuar Pazarin e Ri. Nga Rashka, Kragujevci, Uzhica çaçaku Kraleva e vise tjera për rrethe ishin bashkuar rreth 10,000 veta. 

RUGOVASIT NË KRYE ME BAJRAKTARIN E SAJ SAK FASLINË NË MBROJTJE TËPAZARIT TË RI

Për të qëne sa me i sigurt dhe duke i pasur parasysh  këto rrethana dhe përgjegjesin qe kishte  Aqif Blyta bashkë me Mulla Jakup Kombin vendosin qe të leshojnë zërin e kushtrimit në  të gjitha trevat shqiptare qe të vihen në mbrojtje  të ketyre trojeve etnike shqiptare, atëherë e për fat të keq tani të pushtuara dhe të asimiluar gjithë banorët e kesaj krahine me rrethinë. Për leshimin e zërit te kushtrimit i kishin caktuar katër prej burrave me të pjekur e të besuar siq ishin: Hanefi LajçI, Fehmi Hoti, Hazir Kerleshi dhe Rasim Nishlia, të cilve për siguri u kishin dhënë edhe kater luftëtar të rinje për çdo raste. Zëri i kushtrimit  për mbrojtjën e Pazarit të Ri kishte pushtuar viset shqiptare kudo,andaj edhe me të shpejt e kishin vershuar Pazarin me rrethinë.

  Nder forcat e para qe kishin shkuar për të mbrojtuar ato vise ishin: ato të Drenicës te udhëhequra nga Miftar e Cenë Bajraktari, Mehmet Gradica, Bislim Bajgora,Pajazit Boletini, Sadik Zeneli,Imer Selaci, Zija Kosova, Ahmet Galica, Ajet Koshutova e të tjerë. Ndersa nga Peja Rrafshi i Dukagjinit,Potguri e viset tjera ishin të udhehequra nga luftetarët e njohur si Kurt Abazi Bajraktar i Potgurit nga Radavci, bashkë me Mulla Zekë Berdynën, Adem Bajraktarin e Vranocit,Deme Ali Pozharin e të tjere. Zeri i kushtrimit kishte arritur edhe në Rugovë,atje ku luftrat nuk kishin të ndalur përballe kufirit malazias. Edhe pse zona kufitare me Malin e Zi ishte e ngjeshur nga luftrat e shumta nën mbrojtjën e forcave ushtarake shqiptare dhe ato vullnetare rugovase ku kishte edhe nga ana e Dukagjinit por qe shumica e tyre ishin të vendosura në Murinë Arzhanicë,kacuberr qe lidheshin me zonën kufitare çakorr,Mokna e deri në Smilovicë. Përveç këtyre forcave në keto zona ishte i vendosur edhe batalioni  Gramos të cilit për luftë në Mokna i kishte prire Bajraktari i Rugovës Sak Faslia. Edhe përkunder të gjitha atyre luftrave të një pas njëshme rugovasit të cilët kishin gjashtë njësi vullnetare luftarake kishin vendosur qe tu shkohet në ndihmë vëllëzerve të tyre në Pazar të Ri. Nga Rugovasit për në Pazar të Ri ishin shkuar mase 100 luftëtar vullnetar të kombinuar nga gjashtë njesitët e tyre nder luftetarët me të njohur të cilët ishin lajmruar vullnetarisht në krye me Bajraktarin e Rugovës Sak Faslinë, dhe dy udhëheqësit e njësive vullnetare Sali Rama i Bogeve dhe Isuf Mehmeti-Bajraktari nga Shtupeqi i Vogel. Forcave luftarake të rugoves iu kishin bashkangjitur edhe luftëtar-ushtarak si kapiten Toda, toger Marku të batalionit Gramos dhe shumë luftëtar të njohur nga Tregovishta me rrethinë si Avdy i Brala nga Kolena etj. Në Pazar të Ri kishte shkuar edhe batalioni Kosovar i udhëhequr nga Zija Kosova. Numri i forcave mbrojtëse në Pazar ishte diku rrethe 6000 luftëtar. Meqe rruga ishte mbuluar me borë dhe acar forcat luftarake nga Rugova kishin arritur në Pazar në mbremjën e 14 e 15  nëntorit të cilat ishin pritur me një entuziazem të pashembullt. Sikurse te gjithe të tjerët,ashtu edhe rugoasit duhej të vendoseshin në vende të caktuara për fjetje e pushim. Sipas Hysen Zotritit 23 rugovas në krye me Sak Faslinë ishin vendosur tek Ejup Lajqçi një veprimtar e luftetar i shquar i qeshtjës kombetare me prejardhje rugovase. Ndersa 14 të tjerë nëëë krye me Sali Ramen ishin vendosur te Ramadan Zotriti  e keshtu me radhë..

Image
Luftëtare rugovas në krye me Bajraktarin e tyre Sak Faslinë i cili bashkë me Kolë Bibë Mirakun mbajne Flamurin Kombetar,ndersa mbishkrimi i tij është në anën e kundert të fotos të cilin po e postojmë me poshte e cila shenon edhe datën e sakt të fotografimit dhe vendin, me nënshkrimin e kolë Bibës.

E gjithë ajo pritje qe u ishte bërë rugovasve në krye me Sak Faslinë Bajraktarin e Rugovës ishte bërë për shkak të heroizmave qe kishin treguar për muaj të tërë në luftra të shumta qe nga Moknat,  Qakorri, Murina, Arzhanica, Plava, Kacuberri, Smilovica,Tregovishta e vende të tjera për rrethe kesaj zone kufitare e cila ishte njëra prej zonave me të nxehta për luftra e beteja. Sipas Hysen Zotritit me të arritur të forcave të Rugovës,  një ditë para shperthimit të  luftës se Dytë në Pazar të Ri, Aqif Blyta mblodhi gjithë udhëheqesit e njësive vullnetare dhe luftetarët me të dalluar të kohës dhe formoi shtabin ushtarak për luftë. Në ate shtab ishin emruar: Aqif Blyta, Mulla Jakup Kombi, Shaqir Zhubi, Kapiten Toda e toger Marku, të batalionit Gramos të ushtrisë se rregullt shqiptare, Pajazit Boletini, Bislim Bajgora, Ahmet Galica, Zija Kosova,Bik Dreshi, Ahmet Daci, Bajraktari i Potgurit Kurt Abazi, Sak Faslia Bajraktari i Rugovës e Sali Rama i Bogëve  po ashtu luftëtar njohur i Kauzës Kombëtare qe nga vitët 1910-et,e kendej. Ky ishte shtabi kryesor për luftë,ndersa në shtabin e përgjithshëm merrnin pjesë të gjithë udhëheqësit e njësive vullnetare dhe luftëtar të  tjerë të dalluar nëpër luftra e beteja. Përveç  shtabeve të lartë përmendura,aty u caktuan edhe zonat,respektivisht pikat për luftë për secilen njësi apo rrethinë. Në  lindje të Pazarit të Ri në vijën Rogozd-Kopaonik deri në afersi të Rashkës vihen forcat vullnetare nga Mitrovica me rrethinë të udhehequra nga: Shaqir Zhubi, Bislim Bajgora, Ahmet Galica, Ahmet Koshutova, Miftar Bajraktari etj. Mesin e Pazarit e mbajne Adem Efendia e Qamil Prashqeviqi me luftëtaret nga Tutini,Tregovishta e Bisheva, të Gjurgjevo Stubi vendosen Hysëni i Hukajve e Bik Dreshaj me forcat e tyre. Në ate drejtim ishin  vendosura edhe forcat Vullnetare të  Dukagjinit si ato të Strellcit, Deçanit, Vranocit, Junikut etj. Në drejtim të Rashkës ishte vendosur Ali Qilergjiqi me njësin e vet ku me vehte kishte edhe kater të bijt: Dautin,Sahitin, Muratin e Sylejmanin. Rugovasit ishin të vendosur në Gali afer varrezave të Pazarit të Ri në anen jugore të Pazarit. Në drejtim të Rashkës ishin të vendosura forcat luftarake të Radacit në krye me Bajraktarin e Potgurit –respektivisht Radacit Kurt Abazi e Mulla Zeke Berdyna.

Me 16 nentor 1941, përseri në rojë ishte Hyseni i Hukajve nga Ugella  i cili ishte bashke me katër të bvijte e tij: Shefqetin, Zulfiun, Rexhën, e Firdusin të cilët në luftë kunder armikut ishin shume te guximshem e luftetar te dalluar. Në agun e parë të kesaj ditë përseri sikurse me 4 nentor Hysen i Hukajve ,rojë e vertet e Pazarit të Ri i njoftoi bashkëluftetarët  qe të dalin nëpër zonat luftarake atje ku i kishin të caktuara për luftë,përballe armikut të cilët ishin pozicionuar për rreth Pazarit të Ri. Kisha e Stupçës  përseri ishte pika kyqe për sulme. Aty ishin përseri të pozicionuar Bik Dreshi e Hyseni i Hukajve,ndersa në afersi të tyre ishin forcat e Rugoves,të Potgurit, Strellcit e të tjera nga Dukagjini. Aty zhvillohet njëra prej betejave me të rrepta. Ishte kjo një ditë nentori e cila nuk do të harrohet për asnje moment si nga pala armike e cila psoi debakel të vertet e po ashtu edhe për forcat mbrojtëse qe qendruan stoikisht kundër forcave serbo-çetnike të cilat per nga numri i tyre ishin gati të dyfishuara e qe e kalonin numrin mbi 10000 trupa.

Para se të filloi kjo luftë e cila ishte njëra prej luftërave me të medha në shkallë kombëtare pas luftës se Nokshiqit, dhe para se të zënë pozitat e tyre forcat luftarake të Rugovës,njëri prej udhëheqësve e strategve me të njohur të Rugovës Sali Rama ishte konsultuar me Bajraktarin Sak Faslinë të cilit i kishte sugjeruar qe mos të ngutet për tu futur në thellsi të armikut,ashtu siç vepronte gjithënjë duke luftuar ballë për ballë dhe duke dalur në dyluftim,arsyeja pse i sugjeronte Salihu bashkëluftëtarit me të ngusht të ti, ishte për shkak se terenin e kishin shumë të panjohur dhe se përseri mbizoteronte mjegulla e dendur sikurse me 4 nentor 1941, dhe se duhej ruajtur Flamuri kombëtar të cilin Saku nuk e leshonte asnjëherë nga dora,ku dy hëre qe plagosur me të në dorë dhe se fundi ra heroikisht për të mos vdekur kurr. Por si duket fjalët e Sali Ramës nuk ishin shumë bindese për Bajraktarin e Rugovës,i cili me të filluar lufta kishte sulmuar në drejtim të armikut duke qelluar pameshirshëm siq tregonin bashkëe luftëtaret e shumtë të cilët për heroizmin e ti flisnin me krenarin me të  madhe se kishin pasur fatin të luftoin për krah te tij.

Image
Bajraktari Rugovës Sak Faslia dhe bashkëluftëtari i ti Demë Haxhia i cili kur Saku u plagos në Pazar të Ri,Dema i shkoi në ndihmë dhe mori Flamurin Kombëtar,por qe pushka gjakatare e kishte rrokur edhe kete i cili nga plagët e marra vdiq dhe u varros në Pazar të Ri 1941.

Nga vendi ku ishin të pozicionuar rugovasit tek varrezat e Pazarit,pra në Gali kishin avansuar deri tek Gjurgjevi Stub, aty ku u zhvilluan luftërat me të rrepta. Nga mjegulla e dendur luftëtaret  shumë pak dinin për njëni tjetrin,por një gjë e dinin duke u bazuar në marraveshjet paraprake  për njohuri në mes veti. Ishte diku rreth mesit të ditës para orës 13-et,kur mjegulla kishte filluar të ngritej,atëherë shumë luftetar rugovas dhe të tjerë e kishin kuptuar se kishin hyre në thellsi të armikut. Keshtu kishte ndodhur edhe me Bajraktarin e Rugovës Sak Faslinë i cili edhe plagosët në këmbën e djathtë. Edhe pse i plagosur Sak Faslia, ai nuk e leshoi Flamurin nga dora deri sa i kishte shkuar në ndihmë bashkëluftetari i ti i ngusht Demë Haxhia nga Shtupeqi i Madh i cili ishte në përcjellje të Bajraktarit me shumë te tjerë i afrohet Bajraktarit ia kap Flamurin,por në të njëjtën kohë edhe Demën e kishte rrokur plumbi nga i njëjti vend të cilin e kishte diktuar Saku dhe sipas deshmitarve e kishte qelluar për vdekje. Edhe Demë Haxhia ishte rrezuar por Flamurin nuk e kishte leshuar kur në ndihmëi kishte shkuar Xhemë Zeka nga Koshutani kusheriri i Bajraktarit i cili kishte marrur Flamurin dhe kishte vazhduar luftën me bashkëluftetar të tjerë. Kur Xhema e kishte marrur Flamurin, Sak Faslia iu kishte drejtuar Xhemës me keto fjalë. Ja Flamurin, po e korite me paç në Qafë mua dhe vehten. Atëherë të plagosurit i dergoin ne spital për mjekim ku Demë Haxhia vdes nga plagët e marra,ndersa Saku i kishte mbijetuar plagës. Pas katër – pese ditësh bajrakatarin e Rugovës kishte tentuar qe të helmoj një far Dr.Vlladiqi, mjek serb nga Kroacia,por qe Sak Faslia e kishte diktuar të cilin kishte tentuar ta vriste por në pa mundesi për tu ngritur në këmbe ai kishte ikur dhe kishte shpetuar. Ky fare Dr.Vlladiqi edhe me parë e kishte helmuar për vdekje Xhemë Plojiçin. Guximi e heroizmi i Bajraktarit të Rugovës bëri qe ky burr,luftëtar i paepur për mbrojtje te trojeve shqiptare qe nga 1911 e deri me 1944, duke luftuar qe nga Lufta e Beranës 1911,pastaj e Shkodrës 1912-13, në Junik,Plavë-Guci, Mokna, Qakorr, Murinë,Kacuberr,Rozhajë,Pazar të Ri, Pejë e deri në Smilovicë,atje ku edhe ra heroikishte më 31 maj 1944-ën. Pas tentimit për helmim,Sakun e nxirrin nga Spitali dhe përseri e dergoin tek Ejup Lajçi e prej aty pas dy javësh e kthejn në Rugovë.Një natë e kalon në Pepaj tek Familja e Cenë Ujkanit,ku të nesermën i vellai i Cenës,Halili e kishte përcjellur në Koshutan tek i biri i axhës se tij Cuk Rrushi i cili qendroi deri në sherim të plot,kur edhe iu kthehet luftrave e betejave të tjera deri në vdekje. Kengët për heroizmin e ti ku do edhe sot e kesaj dite ruhën me gjelozin me të madhe sikur kjo e Luftës se Pazarit të Ri, ku Rugovasit për deshmi të historisë lene edhe heroin e popullit Demë Haxhinë të cilin edhe rapsodi ia dedikon meritat e tij për gjakun dhe heroizmin qe la në Pazar, atje ku edhe sot e kesaj dite i pushojnë eshtrat. Ja disa nga vargjet e kengës se luftëtarve të Rugovës dhe bajraktarit të tyre bashke me Demë Haxhinë.

…..”Prej Rugovë jane ra n’Pazar
Ku luftuan rrafsh tri javë,
Tri Javë ditë kane luftua,
Q’atëhere Saku ish varrua  
Demë Haxhia si po thua,
Edhe vet Sako jame varrua!
Dej n’spital s’po muj me shkua,
 S’en spital na i paskan Qua.
Dema ish vdek,Saku ish pshtua.
Ish vdek Dema haj medet,
Tuj Luftua për Atdhe t’vet”

Lufta nuk kishte të ndalur luftëtaret e Rugovës tani udhëhiqeshin nga anetari i shtabit kryesor për kete luftë  Sali Rama i cili ishte edhe  komandant i njësive vullnetare të Rugovës, bashkë me Xhemë Zekën i cili tani mbante Flamurin kombëtar  në vend të Sak Faslisë, Isuf Bajraktarin, Bekë Rexhepin, Sylëë Mehmetin, Dinë Zekën, Halil Selmanin, Ali Tahirin, Rexhep Sokolin, Isuf Zymerin, Isuf Selimin, Kapllan Bajramin,Smajl Bekën, Rrustem Qaushin, Shaban Bekën, Ahmet Ibrën, Qelë Sokolin, Halil Balin, Lan Alinë, Zekë e Shaban Itushin, Shaban Halilin, Zekë Sahitin, Hysen Rexhën e shume e shume të tjere numri i të cilve mund  të ishte mbi 100 luftetar të cilet armikut i shkaktuan humbje të konsiderushme  në mbrojtje të Pazarit të Ri. Rugovasit  gjatë kesaj lufte ishin zenë në një pozitë të veshtir bashkë me luftëtaret e Radacit e ata të Strellcit të cilët tani ishin të bashkuar, nga kjo pozitë e veshtir kishin shpetuar fale strategjisë se komandantit e strategut luftarak te Rugovës Sali Ramës dhe Bajraktarit të Potgurit Kurt Abazit nga Radaci i Pejës. Me propozimin e Sali Ramës lufta ishte zhvilluar me një strategji sulme-terheqje duke i zënë pozitat e duhura për shpetim të cilët jo vetem qe arritën të shpetojnë, por ata armikut i shkaktuan hiq me pak se 75 viktima. Kur e kemi fjalën tek strategjia luftarake e Sali Ramës vlen të potencojme se Sali Rama gjatë pushtimit Austriak 1915-1918,kishte sherbyer në ushtrin e Austries dhe ishte i graduar me gradë ushtarake.

Image
Sali Rama i Bogajve të Rugovës komandant i forcave vullnetare të Rugovës dhe njëri prej udhëheqësve të shtabit qendror të Luftës se Pazarit dhe Xhemë Zeka i Koshutanit i cili pas plagosjës se Bajraktarit te Rugovës e zëvendesoi ate dhe luftoi e qendroi me Flamur kombëtar deri në përfundim te Luftës se Pazarit.

Lufta zhvillohej kudo në Pazar dhe rrhethinë, forcat mbrojtese mbizoteronin mbi forcat armike të cilët tani veq ishin në terheqje kudo.Forcat e Drenicës bashkë me forca të tjera kishin hyrë deri në Rashkë, ku përveq luftëtarve çetnik Rashkën tani e leshonin edhe banorët e saj nga frika. Aqif Blyta qe përveç luftëtarit e urtarit,diplomatit e çka jo tjeter kishte kerkuar nga luftëtaret  qe mos të humbin moralin luftarak dhe të bëjne masaker mbi popullat çka edhe ashtu kishte ndodhur. Popullatën forcat shqiptare nuk e kishin ngucur por  zjarrin ua kishin futur disa kasollave për tju treguar se mund te bënin edhe me shumë. Po sa ishin bëre gati keto forca për terhjekje,një armë ishte ndezuar nga pala e armikut ku në mesin e bashkëluftëtarve e kishte goditur për vdsekje luftëtarin e njohur dhe udhëheqësin e njërës prej njësive vullnetare Ali Qilergjiqin i cili në lufte ishte me katër djemt e tij të cilët i kemi potencuar me parë.

Forcat luftarake të Rugovës, Radacit e Strellcit qe ishin në pikën e tyre luftarake të mobilizuar për çdo sfidë, u vie urdhëri  qe dikush prej tyre  të shkoi në pushim. Ashtu veprohet. Vendosin qe forcat luftarake të Strellcit të shkoin ne pushim,të cilët hyjne në një shtepi për të pushuar,por nje grup armiqësh qe ishin strehuar diku në afërsi shkoin dhe ia vejne flakën shtepisë,luftëtarët e strellcit dalin dhe filloin luftën ku në ndihmë iu kishin shkuar rugovasit dhe luftëtarët e Radacit. Edhe ketu armiku kishte psuar me të madhe,por edhe pala mbrojtëse pati dy të rënë Beçir Zeka i Raushiqit qe ishte plagosur në shtepi kishte përfunduar në zjarr bashkë Bajram Kamaj nga Strellci keta të dy ishin nip e dajë dhe ishin plagosur rugovasit: Sali Rama, Bekë Rexhepi e Smajl Mak Brahimi.  Aty u plagos edhe Brahim Brala i Kolenës. Aty gjatë atyre luftimeve u vrane Kamber Tushila dhe mbi njëzetë të tjerë ëmrat e të cilve nuk patem mundësi tua mesojmë. Varrimi i  heronjëve te luftrqave-betëjave te 4 e 16  nentorit 1941 në Pazar e katunde për rreth u be  në qytetin e Pazarit të Ri tek Xhamia. Në një fjalim të përmotshëm qe kishte bëre Aqif Blyta me 5 nëntor, me rastin e varrimit të Heronjëve të 4 nentorit kishte propozuar qe një ditë këtyre heronjëve duhet tu ngritët një lapidar i përbshket. Tani varrezat jane të demtuar dhe shumica e tyre të pa identifikuara për të cilat duhet të kujdesët dikush për to. Edhe për kundër humbjeve të lartë përmendura të armikut,ata përseri nuk pajtoheshin,por tani filloin me genjeshtra të cilat për një kohë u shiten tek pala gjermane,të cilve u kishin thënë se pala shqiptare ka shtyre me dhunë popullatën serbe për ti leshuar vendbanimet tona me dhunë, është fjala për Rashkën me rrethinë ku edhe i ka djegur vendbanimet tona. Pas ketyre  genjështrave,nderhyn komanda gjermane e cila kërkon pushim të luftës dhe tërheqjën e forcave shqiptare në kufirin Turko – serbe siq e quanin atëhere. Forcat serbe përseri ishin mbledhur në Kralevë dhe kishin vendosur qe përseri ta sulmojnë Pazarin. Ashtu edhe veprojn,të cilët sulmoin me grupe të vogla në afersi të qytetit,por hasen në qendrësën shqiptare ku për krah burrave kishin luftuar edhe grat shqiptare. Përseri armiku ishte tërhjekur me viktima të shumta,ndersa nga pala shqiptare me se shumti ishin shquar forcat lutarake të Mitrovicës qe luftuan kryesisht në Malin Rogozno.

Më 4 dhjetor 1941,forcat gjermane të ftuara nga pala serbe kishin biseduar në Rashkë ku përseri me genjështra tentoin qe gjermanët ti fusin në luftë me shqiptarët duke ju thënë se Pazari i Ri ka rënë në duar të partizanve shqiptar. Komandanti gjerman u kishte besuar genjështrave serbo-çetnike dhe kishte marshuar drejt Pazarit të ndihmuar nga çetniket ku edhe kishte bombarduar mbi Pazarin. Edhe këtyre bombardimeve shqiptarët u kishin përballuar dhe kishin arritur qe ti bindin gjermanët se nuk ishin dhe se as nuk kishin lidhje me partizan. Komanda gjermane pasi kishte shkuar në Mitrovicë ishte informuar se Pazari i Ri është në duar shqiptareve miq e jo komunistave armiq. Pas të gjitha këtyre gjenerali gjerman ma në fund jep urdhër qe ushtria gjermane të terhiqët nga Pazari i Ri,ndersa serbo – çetniket kishin marrur ikën.

Image
Foto e vitit 1941,disa nga luftëtarët rugovas me të arritur në Pazar nga e majta: 1.Isuf Selim Nikqi, 2.Demë Haxhi Nikqi i cili ra në luftën e Pazarit të ri dhe në kembë i dyti po nga e majta Isuf Zymer Nikqi-Berrcku.

Më 5.dhjetor 1941, Aqif Blyta kishte kërkuar nga ushtria gjermane qe të vizitoin Pazarin e Ri dhe të vertetoin se në duar të kujt është Pazari. Ashtu veprohet,ku në pritje të miqve gjerman përveç udhëheqësve luftarak në krye me Aqif Blytën edhe popullata shqiptare. Aty Aqif Blyta mbajti një fjalim të zjarrt në të cilin tha, citojm:  “Këto tokë të dashtuna,janë mbrojtur me gjak të shqiptarve e me gjak të flinisë burrnore shqiptare,të cilët nuk kanë lanë mu shkel prej kambës  se poshtme serbe,e se në keto vise të lira kanë valvite krenarisht Flamujt e shenjët kombëtar e gjerman”përfundon citati. Pas Aqif Blytës fjalën e kishte marr komandanti gjerman i cili kishte thëne citoj.”E çmoj therrorin e mbrojtësve të Jeni Pazarit dhe iu uroj mbrojtësvet për fitorën e shpejtë e tue shtue se Jeni Pazari do të mbetët nën qeverimin shqiptar.

Qendresa dhe lufta për mbrojtjën e Pazarit të Ri gjatë vitit 1941, zgjati mase pëse javë, në të cilën luftuan e qëndruan përveç forcave vullnëtare e ushtarake të Kosoves ,aty kishte edhe ushtar të ushtrisë se rregullt shqiptare, pra të Shqiperisë Etnike. Pas tëre kesaj luftë e flijimit për mbrojtjë të këtyre viseve shqiptare Pazari i Ri ishte në duar të shqiptarve, dhe nën administrimin e Qeverisë Shqiptare në krye me Aqif Blytën. Në këtë kohë luftëtarët vullnetar të viseve tjera të shkuara për ndihmë iu kishin kthyer vëndeve të tyre për tu mbrojtur nga armiqt e përbetuar serbo-malazez-sllavo-çetnik. Serbët nuk mund të pajtohëshin me humbjën e Pazarit të Ri,ata përseri kërkoin bisedime me Aqif Blytën,por tani kërkesën e kishin ndrruar. Ata kërkoin qe të bashkohën dhe të luftoin bashkarisht kundër komunistave. Aqif Blyta edhe pse qellimët e sllavo -çetnikve i dinte fare mirë bisedimët i zhvillon në fillim të vitit 1942. Në bisedime kishin marrur pjesë nga pala shqiptare: Aqif Blyta,Mulla Jakup Kombi, Shaqir Zhubi e Xjemajl Konica,ndersa nga pala serbe ishin: Mashan Gjuroviqi, Bozha Sharkoviqi e Branko Raketiqi. Edhe pse këto bisedime ishin të pa frytshme për palën armike,Pazari i Ri nuk u sulmua më, deri në përfundim të luftës,por ishin sulmuar Senica e Bihori. Më përfundimin e luftës dhe ngadhnjimit të forcave komuniste e të riokupimit të tokave shqiptare, figurat me ëmblematike shqiptare të cilat mbetën të anatemuara deri në ditët tona shumica e tyre u likuiduan e pjesa tjëter e tyre u burgosën e u denuan me burgje të përjëtshme e keshtu me radhë. Fatin e tillë me likuidim e pati edhe Luftëtari,patrioti e urtari,prijëtari e guximtari sypatrëmburi e udhëheqësve,protagonisti i shumë ngjarjeve më më rëndesi për popullin e historinë shqiptare e sidomos për luftën e Pazarit të Ri me Rrethinë si: Aqif Blyten, Mulla Jakup Kombin, Ahmet Dacin të cilët patën fatin qe të likudohën në janarët e tragjedive shqiptare por keta në janarin e 1945-ës, e sa e sa të tjerë të cilve sot nuk u dihën as vendet e ekzekutimit dhe varrezat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat